Prizren, 08.07.2022
Dr. Narqize Arënliu-Hoxha, drejtoreshë e Spitalit të Përgjithshëm dhe dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtor mjekësor të premten kanë pritur në takim një delegacion nga qyteti Bingen i Gjermanisë. Delegacioni udhëhiqej nga kryebashkiaku i qytetit të Bingenit, z. Tomas Feser, i shoqëruar edhe nga Jurgen Prt, asistent dhe znj. Anete Hammel, asambleiste e partisë SPD. Në takim është biseduar për bashkëpunimin dhe përkrahjen e spitalit nga qyteti i Bingenit.
Lexo Komentet