Sot, më 14 dhjetor 2021, rreth orës 02 pasmesnate, pas një sëmundjeje të shkurtër, ndërroi jetë dr. Ibrahim Opoja, specialist i internos në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.
Lindi më 19.10.1962 në Prizren, ku kreu edhe shkollimin fillor dhe të mesëm.
Në vitin 1990 diplomon në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.
Në vitin 2002 kryen specializimin për për mjekësi Interne dhe punësohet në Spitalin e përgjithshëm në Prizren.
Në vitin 2018 kryen edhe supspecializimin për Endokrinologji.
Vdekja e hershme e dr. Ibrahimit është një humbje e madhe, në radhë të parë për familjen, por edhe për Spitalin në të cilin punoi që nga viti 2002.
Doktor Ibrahimi ishte njeri i dashur dhe i afërt, ishte profesionist dhe vizionar. Ai me kohë e kishte kuptuar se t’i shërbesh popullit dhe njerëzve në nevojë, është detyrë profesionale e humane. Këtë e ka dëshmuar që nga ditët e para të veshjes së mantilit të bardhë, duke qenë gjithmonë pranë dhe në shërbim të pacientëve.
Ai pas vetes la gruan dhe dy fëmijë.
Drejtoria ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve të Dr. Ibrahim Opojës.
U prehshë në parajsë dr.Ibrahim Opoja.
Drejtoria
Lexo Komentet