Data: 18-10-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Rritet numri i shërbimeve patologjike

Prizren, 10 korrik 2024

Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, së bashku me drejtorin mjekësor, Dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtorin e Infermierisë, Bsc. Fevzi Xhemali, dhe drejtorin e Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, Msc. Sami Ahmetaj, të mërkurën, kanë vizituar Shërbimin e Patologjisë.

Dr. Safete Nishore, shefe e Patologjisë, ka njoftuar për punën dhe shërbimet e ofruara. ” Në shërbimin e patologjisë kryhen shërbimet patologjike, si biopsia, pap testi, citologjia. Nga viti në vit kemi rritje të numrit të kërkesave dhe shërbimeve të kryera. Në gjysmën e parë të këtij viti, pra në periudhën 6 mujore, janar-qershor 2024, janë kryer 1106 shërbime patologjike, prej tyre: 644 biopsi, 18 citologji, 301 PAP test ambulantor dhe 143 PAP test në kuadër të projektit kundër kancerit të qafës së mitrës ( Projekti me AMC-Aksioni për Nëna dhe Fëmijë)”, – tha dr. Nishori.

Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, ka falënderuar personelin e patologjisë për punën, angazhimin, përkushtimin dhe ofrimin e shërbimeve patologjike për pacientë, duke ju ofruar mbështetjen dhe përkrahjen e drejtorisë, por, në të njejtën kohë, edhe përgjegjësinë e secilit për kryerjen e detyrave dhe obligimeve në punë, me qëllim të ofrimit sa më të mirë dhe ngitje të cilësisë së shërbimeve për pacientë.

Në shërbimin e Patologjisë punojnë 3 mjekë specialist patologë dhe 3 teknike të laboratorit.

Lexo Komentet

Comments are closed.