Prizren, 5 shkurt 2024
Sot, më 05.02. 2024, në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren, ndërroi jetë Dr. Sherif Krasniqi, specialist i kirurgjisë së përgjithshme
Dr. Sherif Krasniqi lindi më 10.07.1063 në fshatin Leskovec.
Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prizren.
Në vitin 1996 diplomon në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.
Në vitin 2004 kryen specializimin për Kirurgji të përgjithshme në Prishtinë.
Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren punësohet në muajin korrik 1999.
Dr. Sherif Krasniqi pas vetes la bashkëshorten, dy djem dhe dy vajza.
Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa: në Prizren i shprehë ngushëllime familjes, miqve, kolegëve dhe pacientëve me rastin e vdekjes së Dr. Sherif Krasniqi
Kujtimi për punën, kontributin dhe veprën e Dr. Sherif Krasniqi do të mbetet i përhershëm!
Lexo Komentet