Prizren, 20 dhjetor 2023
Mbështetur nga Projektit KSV/017, përkatësisht LuxDev, të mërkurën, është mbajtur takimi përmbyllës për vitin 2023.
Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, ka prezantuar punën, të arriturat dhe sukseset, por edhe sfidat gjatë vitit 2023, si dhe planifikimet për vitin 2024.
“Gjatë vitit 2023, edhe përkundër sfidave, në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren janë arritur suksese të mëdha dhe të prekshme, që spitalin e Prizrenit e bëjnë ndër spitalet më të dalluara dhe më të vlerësuara, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Këto suksese janë arritur falë punës dhe angazhimit të palodhshëm të menaxhmentit të spitalit (Dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtor mjekësor, Bsc. Fevzi Xhemali, drejtor i infermierisë, Msc. Osman Hajdari, drejtor i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, Dr. Fatmire Braha, kryetare e Këshillit Profesional), shefave, kryeinfermierëve, udhëheqësve të njësive shëndetësore dhe administrative dhe gjithë personelit të spitalit, por edhe mbështetjen e vazhdueshme nga institucionet dhe donatorët vendor e ndërkombëtar”, -tha drejtorsha ekzekutive.
Dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtor mjekësor, ka folur për gjendjen momentale të ofrimit të shërbimeve shëndetësore për pacientë dhe planifikimeve për shërbime të reja për vitin 2024.
Dr. Afërdita Osmani Ademi, udhëheqëse e Projektit KSV/017 ka folur për të arriturat në spitalin e Prizrenit përmes aktiviteteve të të projektit KSV/017, përkatësisht Planit Zhvillimor 2022-2026, duke u zotuar se spitali i Prizrenit do të vazhdon të ketë përkrahje nga Qeveria e Luksemburgur në rrugëtimin e spitalit për akreditim ndërkombëtar.
Menaxhmenti i spittalit edhee këtë vit ka ndarë mirënjohje për të pensionuarit gjatë vitit 2023, personalitete të njohura që kanë dhënë kontribut në shëndetësi, si dhe institucione, donator e individë vendor e ndërkombëtarë që kanë ndihmuar Spitalin e prizrenit gjatë vitit 2023.
Mirënjohje për të pensionuarit gjatë vitit 2023
- Dr. Elvan Maloku, urologe
- Dr. Rami Krasniqi, neurolog
- Dr. Halim Halili, internist
- Dr. Haki Gashi, oftalmolog
- Dr. Nasip Fetiu, otorinolaringolog
- Dr. Nihal Surroi,pulmologe
- Farije Rahte, infermiere
- Rajma Jonuzi, infermiere
- Fetije Jakupi, infermiere
- Florije Kryeziu, infermiere
- Shefije Gashi, infermiere
- Jehona Imami, teknike e farmacisë
- Nazmiye Pacariz, ekonomiste
- Pashk Radi, shofer
- Nuhi Nallenxhi, punëtor teknik
- Nexhat Gashi, hixhienist
- Pajazit Bahtijari, hixhienist
Mirënjohje të personaliteteve për kontributin e dhënë në shëndetësi
- Dr. Gem Shukriu, kirurg
- Dr. Alush Jusufi, kirurg
- Dr. Xhemal Dana, psikiatër
- Dr. Mensur Vllaqo, neurolog
- Dr. Mehmedali Skeraj, internist
- Dr. Natyre Kiseri-Mullafetahu, pulmologe
- Dr. Ukë Paloka, pediatër
- Dr. Fadil Hoxha, fiziatër
- Dr. Liri Vranezi, infektolog
- Dr. Muhamet Çadraku, otorinolaringolog
- Nimete Agani, infermiere
- Raif Gashi, infermier
Institucione dhe donatorë
- SHSKUK
- MSH
- OMK
- LuxDev
Individë
- Eric Dietz, Ambasador i Qeverisë së Luksemburgut
Takimi është përmbyllur me një kontel rasti, i mbështetur nga LuxDev
Lexo Komentet