Data: 13-07-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Takimi profesional: “ Morbiditeti dhe mortaliteti në repartin e kirurgjisë”

Prizren, 22 mars 2023

Në kuadër të rritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore në repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm “ Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, si  dhe  me qëllim të analizimit të rezultateve të punës, është vendosur që të mbahen takime profesionale mbi  morbiditetin dhe mortalitetin. Në këto takime profesionale do të përgatitet tema dhe prezantime rreth intervenimeve kirurgjike dhe rastet tjera kirurgjike të trajtuara  në repartin e Kirurgjisë, në periudhën Janar – Mars 2023. Poashtu do të prezentohen raste të veçanta të sukseshme dhe të diskutueshme, me qëllim të përmirësimit të procedurave diagnostike dhe  të trajtimit të rasteve të tilla.

Takimi profesional “ Morbiditeti dhe mortaliteti në Repartit të kirurgjisë”, i pari këtij lloji, është mbajtur më datën 22.03.2023, në ora 19:00, salla Nr. 2, Hotel “Premium”, në Prizren. Takimi është  mbështetë nga Drejtoria e Spitalit dhe me përkrahje financiare nga LuxDev, në kuadër të aktiviteteve të projektit KSV/017. Pjesëmarrës kanë qenë drejtuesit e spitalit dhe specialistë të reparteve të:  Kirurgjisë, Urologjisë, Ortopedisë, ORL-së, Maksillofacieles, Gjinekologjisë dhe Anestezionit.

Takimi profesional është hapur me një fjalim përshëndetës nga Dr. Hasan Arzoallxhiu, Zv/drejtor, i cili ishte edhe pjesë e moderimit së bashku me dr. Shefki Xharra dhe Dr. Ismet Baskovski.

Më pas janë prezantuar punimet:

  • Morbiditeti dhe mortaliteti në Repartin e Kirurgjisë ne periudhën Janar-Mars 2023 – Dr. Zgjim Berisha
  • Pancreatiti akut nekrotizans-(prezantim rasti) – Dr. Ismet Baskovski
  • Tu recto sigmae-(prezantim rasti) – Dr. Besar Bajraj
  • Colorectal cancer-(prezantim rasti) – Dr. Agim Sefa
  • Melanoma metastatike aksillare(prezantim rasti) – Dr. Shefki Xharra

Pas çdo prezentimi është zhvilluar debati me pjesëmarrjen aktive të të pranishmëve me diskutime, parashtrim të pyetjeve dhe përgjigje.

Në fund janë dhënë propozime për përmirësimin e metodave dhe procedurave diagnostike dhe operative.

Pjesmarrësit kanë falenderuar organizatorët, drejtorinë dhe  LuxDev-in, ndërsa  takimin e kanë vlerësuar shumë të rëndësishëm me kërkesat dhe propozimet që takimet e të tilla të mbahen në vazdimësi edhe nga departamentet tjera.

Lexo Komentet

Comments are closed.