Data: 27-04-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Vizitë e udhëheqësve të spitaleve nga Murska Subota dhe Izolla të Sllovenisë 

16 mars 2023

Udhëheqës të spitaleve nga Murska Subota  dhe Izola të Sllovenisë, të mërkurën, kanë vizituar spitalin e përgjithshëm “ Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren. Spitali i Murska Subotës përfaqësohej dr. Daniel Grobar, drejtor i spitalit, ndërsa nga spitali i Izolas përfaqësohej, Radivoje Nashin, drejtor dhe Dr. Jan Drmic. Ata janë pritur nga menaxhmenti i spitalit, i udhëhequr nga Dr. Hasan Arzoallxhiu/ Zvdrejtor, i cili i drejtuesit e spitaleve sllovene i ka falënderuar për vizitën, ndërsa i ka njoftuar me punën, të arritura dhe planet për e spitalit të përgjithshëm të Prizrenit. 

Dr. Hasan Arzoallxhiu, Zv/drejtor: Vizita e drejtuesve të spitaleve të Sllovenisë është një vizitë  shumë e rëndësishme për spitalin tonë, ndërsa nënshkrimi i Memorandumit të bashkëpunimit me spitalet sllovene është një gurthemel që synon fuqizimin  profesional të mjekëve tanë, duke i dërguar ata në Slloveni, në kuadër të projektit dhe mbështetjes së LuxDev-it. Këtu dua të falënderoj edhe odën e Mjekëve të Kosovës, dhe kryetarin e saj Dr. Pleurat Sejdiu, për institucionalizimin e trajnimit të mjekëvë tanë, që nuk ka qenë prezente deri tani. Ky do të jetë një gurthemel i bashkëpunimit që do të vazhdojë edhe në vitet tjera që do të ndihmojë në trajnimin e mjekëve tanë dhe përmirësimin shërbimeve për pacientët që jepen në spitalet publike këtu në Kosovë. Tërë ky projekt, nuk është vetëm projekt i OMK-së, por projekt që financohet nga LuxDev, që është një partner i ynë i devotshëm që na ka përkrahur në vazhdimësi si në aspektin financiar, po ashtu edhe në fusha tjera. Ne kemi pajisje që vijnë nga donatorët tanë dhe neve na mbetet që t’i nxisim mjekët tanë që ta përmirësojnë veten në aspektin profesional dhe të kenë mundësi t’i implementojnë metodat e reja dhe të përfitojnë nga vizitat në Slloveni, në mënyrë që shërbimet që do të jepen për pacientët tanë të jenë në nivel shumë më të lartë se deri tani”, – theksoi dr. Hasan Arzoallxhiu, zv/drejtor.

Dr. Daniel Grobar, drejtor i spitalit Murska Subota: “Pas vendosjes së bashkëpunimit me disa spitale të Kosovës, veçanërisht të spitalit të Prizrenit, kësaj radhe në kuadër të projektit që jemi duke punuar me institucionet e këtushme shëndetësore janë inkuadruar edhe Oda e Mjekëve. Ne kemi ardhur të vendosim kontakte të reja dhe të nënshkruajmë një memorandum bashkëpunimi se si të bashkëpunojmë në të ardhmen. Po punojmë në vendosjen e urave të bashkëpunimit të spitalit të Prizrenit me disa spitale të Sllovenisë, ekspertë të fushave të ndryshme dhe bashkëpunëtorë nga Kosova. Qëllimi është të vendsosim themele të shëndosha të menaxhmentit që disa praktika të mira në Slloveni të barten në Kosovë për ngritjen e kualitetit të shërbimeve për pacientë”,- tha dr. Daniel Grobar, drejtor i spitalit Murska Subota. Udhëheqës të spitaleve sllovene më pas kanë vizituar disa nga repartet e spitalit, ndërsa janë prononcuar edhe për media.

Memorandumi i bashkëpunimit të spitalit të përgjithshëm të Prizrenit me spitalet e Sllovenisë do të nënshkruhet në Prishtinë, ditën e premte, 17.03.2023. 

Lexo Komentet

Comments are closed.