Prizren, 9 shkurt 2023
Dr. Hasan Arzoallxhiu, zv/ drejtor i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, të enjten, ka pritur në takim një delegacion të Degës së Përbashkët Mjekësore të KFOR-it, i udhëhequr nga majori Rizvi Bilal.
Në takim është biseduar për gjendjen e përgjithshme në spital, punët, shërbimet dhe të arriturat në spital, si dhe projektet që janë në realizim dhe ato që planifikohen për të ardhmen.
Në takim kanë marrë pjesë edhe Bsc. Fevzi Xhemali, drejtor i infermierisë dhe Dr. Rexhep Hapqiu, shef i Hemodializës.
Lexo Komentet