Prizren, 16 janar 2023
Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, së bashku me Msc. Osman Hajdari, drejtor i Administratës me Shërbime të Përbashkëta të spitalit të përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Prizren, të hënën kanë pritur në takim Dr. Tahir Luma, kryetar, dhe z. Ismajl Krasniqi, sekretar i Kryqit të Kuq, Dega në Prizren. Në takim është biseduar për bashkëpunimin institucional të dyanshëm, si dhe ofrimin e ndihmës dhe shërbimeve për të mirën e qytetarëve dhe pacientëve që marrin shërbime në spitalin e Prizrenit.
Lexo Komentet