Data: 05-11-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Drejtoresha ekzekutive viziton ekipet kujdestare, uron lindjen e fëmijës së parë

Prizren, 31 dhjetor 2022 / 1 janar 2023

Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtorshë ekzekuitive, në shoqërim të drejtorit të infermierisë, Bsc. Fevzi Xhemali, dhe drejtorit të administratës me shërbime të Përbashkëta, Msc. Osman Hajdari, natën e ndërrimit të moteve kanë vizituar ekipet kujdestare të shërbimeve në spital.

Ajo ka falënderuar të gjitha ekipet kujdestare, që edhe natën e ndërrimit të moteve janë në shërbim të pacientëve, duke uruar vitin e ri 2023.

 “Ju jeni staf i mrekullueshëm, jeni thelbi i suksesit tonë, sepse pa ju, ne nuk do të ishim në gjendje të ofronim shërbime shëndetësore për pacientët tanë” – tha drejtoresha ekzekutive,

Ajo njëkohësisht ka uruar edhe prindërit e fëmijës së parë të lindur në Vitin e Ri, duke i dëshiruar një të ardhme të ndritshme për fëmijën e tyre, ndërsa nënës së fëmijës së porsalindur i dhuroi një dhuratë modeste.

Fëmija i parë ka lindur në ora 01.45, është i gjinisë femërore, me peshë 3.250 gram,dhe është lindur nga nëna 28 vjeçare.

Lexo Komentet

Comments are closed.