Data: 29-11-2022 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Vazhdojnë trajnimet për ultrasonografi

Prizren, 18 nëntor 2022
Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive e spitalit të përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, të premten, ka pritur në takim Dr. Avni Hazirin, trajner, dhe mjekët e spitaleve të përgjithshme të Prizrenit dhe Gjilanit, të cilët kanë ndjekur trajnimin për ultrasonografi. Drejtoresha ekzekutive ka falënderuar ekipin e mjekëve, të cilët kanë ndjekur trajnimin disa ditorë nga Dr. Avni Haziri, dhe se mësimet e marra do t’i vënë në zbatim të trajtimit të pacientëve që kërkojnë shërbime shëndetësore.

Dr. Avni Haziri ka falënderuar drejtoreshën ekzekutive për takimin dhe e ka njoftuar se në trajnim janë trajtuar tema dhe puna praktike për ultrasonografinë abdominale, ligjërimi mbi veshkat dhe gjëndrrat mbiveshkore dhe ultratingullin e gjëndrrës tiroide, ndryshimet difuze, masat cistike dhe solide në mëlçi për të përfunduar me pankreasin dhe patologjitë e pankreasit.


Trajnimi është organizuar në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Delegimit për Fonde dhe Zbatim (MDZF) ndërmjet Odës së Mjekëve të Kosovës dhe LuxDev. Nga spitali i përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren në trajnim kanë marrë pjesë: Dr. Edlira Gashi Batiu, hematologe, dhe Dr. Arben Hajdari, gastroenterolog.

Lexo Komentet

Comments are closed.