Prizren, 4 tetor 2022
Dr. Narqize Arënliu – Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive e Spitalit të Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren, të martën, ka pritur në takim z. Shaban Kamberaj, drejtor i Qendrës së Paraburgimit në Prizren dhe z. Hyrjet Selaj, udhëheqës për siguri në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Në takim është biseduar për bashkëpunimin institucional, si dhe ofrimin e shërbimeve në dhomën e veçantë në spital për rastet e personave të paraburgosur.
Lexo Komentet