Data: 23-04-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Takim me Drejtorin e Spitalit të Kukësit

Prizren, 16.08.2022

Dr. Narqize Arënliu-Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive dhe Dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtor mjekësor, kanë pritur në takim drejtorin e Spitalit të Kukësit, Dr. Sylejman Sokoli.

Në takim është biseduar për bashkëpunimin e dyanshëm në ofrimin e shërbimeve për pacient, në veçanti ofrimin e shërbimeve për pacientët e Qarkut të Kukësit për shërbimet që nuk ofrohen në Spitalin e Kukësit. Palët janë dakorduar që një takim më i zgjeruar të mbahet në muajin Shtator për të diskutuar të gjitha çështjet që janë me interes dhe në shërbim të pacientëve. 

Lexo Komentet

Comments are closed.