Data: 03-10-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Dr. Narqize Arënliu – Hoxhaj së bashku me zëvëndëskryeministren Emilia Rexhepi janë pritur në takim nga ministri i Shëndetësië, Prof. Dr. Rifat Latifi

Dr. Narqize Arënliu – Hoxhaj, drejtoreshë e Spitalit të Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa”të prizrenit, së bashku me znj. Emilia Rexhepi, zëvëndëskryeministre e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të  marten, janë pritur në takim nga ministri i Shëndetësië, Prof. Dr. Rifat Latifi. 

Dr. Narqize Arënliu – Hoxhaj, ministrin e Shëndetësisë e ka njoftuar për marrjen e detyrës së drejtoreshës ekzekutive të Spitalit të Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren dhe gjendjen e përgjithshme në spital. Ajo ka falënderuar për besimin e dhënë, duke u zotuar se do të angazhohet me përkushtimin më të madh për punë dhe bashkëpunim me të gjithë, me qëllim të avancimit dhe ngritjen e cilësisë në ofrimin e shërbimeve sa më të mira për pacientë, si dhe përmirësim të kushteve të punës për personelin, që do të ndikonte në performancë dhe rezultate sa më të mira. 

Ministri i Shëndetësië, Prof. Dr. Rifat Latifi, drejtoreshën e ka uruar për marrjen e detyrës në udhëheqjen e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, duke i ofruar mbështetje dhe  përkrahje në zhvillimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore në të mirë të gjithë qytetarëve dhe pacientëve për trajtimin e problemeve shëndetësore që ata kanë. 

Dr. Narqize Arënliu-Hoxhaj, detyrën e drejtoreshës ekzekutive e ka marrë më 28 qershor 2022, ndërsa takimi me ministrin e shëndetësisë është i pari pas marrjes së detyrës. 

Lexo Komentet

Comments are closed.