Faqja fillestare
 

Spitali Rajonal i Prizrenit

   12345.jpg




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Republikës së Kosovës viziton  Spitalin e Përgjithshëm në Prizren
 
Prizren, 20 shtator 2016

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të martën, kanë vizituar Spitalin e Përgjithshëm  ”Prim.dr. Daut Mustafa” në Prizren.

20.09.2016  1.jpg

Në takim është biseduar për  situatën e përgjithshme në shëndetësisë, të arriturat dhe vështërsitë e zbatimit të Ligjit të Shëndetësisë, reformat, plotësimet dhe ndryshimet e ligjit që duhet bërë në të ardhmen në bazë të kërkesave dhe nevojave të bazuara në fakte dhe arsyeshmëri.
Drejtori ekzekutiv, Dr.sci. Afrim Avdaj, anëtarët e komisionit i ka njoftuar me punën, të arriturat, aktivitetet kryesore, por edhe vështirësitë me të cilat po përballet shëndetësia në ditët e sotit.

 20.09.2016  2.jpg

Për qëllimin e takimit dhe vizitën në spitalin e Prizrenit, ka folur kryesuesja e komisionit, Flora Brovina. “Ne si anëtarë të Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës jemi duke realizuar vizita nëpër institucione shëndetësore. Qëllimi ynë është të kemi një pasqyrë reale të gjendjes në shëndetësi, të shohim ku janë të mirat dhe ku janë të këqiat, ku ka përparime dhe ku ka ngecje, cilat janë kërkesat, cfarë ndryshime duhet bërë etj. Dhe në bazë të dhënave të bazuara në fakte dhe arsyeshmëri, në do të kërkojmë që të bëhet plotësim-ndryshimi i Ligjit për Shëndetësi”, tha Flora brovina, kryesuese e Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
 
Në takimin gati dy orësh drejtori ekzekutiv, Dr.sci. Afrim Avdaj, është përgjigjur në pyetjet e shumta që janë parashtruara nga anëtarët e Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Republikës së Kosovësn, në përbërje të cilit pos kryesueses, Flora Brovina, ishin edhe Fadil Beka, Hatim Baxhaku, Besa Baftiu, Shukrije Bytyçi, Time Kadrijaj, Adem Hoxha dhe Mirjeta Kalludra, si dhe Shpresa Haxhijaj dhe Muhamet Bytyçi nga stafi mbështetës.



Takim me përfaqësues të projekteve të Qeverisë së Luksemburgut

Prizren, 23 gusht

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, dr.sci. Afrim Avdaj, të martën ka pritur në takim përfaqësuëes të projektit të Qverisë së Luksemburgut, ishe kshilltaren e deritanishme z. Dženeta Ramić  dhe kshilltarin e ri z. Frederik Ruffe, zyra qendrore per ballkan.

1 23.08.2016.jpg

Në takim është diskutuar per zhvillimet e projekteve të deritanishme me fokus permismin e kualitetit dhe siguris së shërbimeve shëndetësore, si dhe standardizimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, bazuar në sitemin e informimit shëndetesor – SISH-it si standardë ndërkombëtare për ofrim të shërbimeve shëndetësore.
Si dhe baskpunimin në të ardhemen në projektet e reja te cilat do implementohen nga Qveria e  Luksemburgut.
2 23.08.2016.jpg

Drejtori i përgjithshëm i spitalit të Prizrenit, dr.sci. Afrim Avdaj, ka falënderuar perfaqesusit e Qveria së Luksemburgut për vizitën në spitalin e Prizrenit dhe ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit të dy anshëm në proejtet e ardheshme.

Nuk ka ndërprerje të operacioneve, por vetëm reduktim, dhe nuk ka lista të pritjes

Prizren, 14 gusht 2016

Mbrëmë në edicionet informative të KTV-së është emituar një kronikë nga shëndetësia ku përmendet edhe spitali i Prizrenit. Në kronikë, ndër tjera thuhet: “Të gjithë ata pacientë që do t’u drejtohen dy spitaleve rajonale, atij të Gjakovës dhe të Prizrenit, për të kryer një ndërhyrje kirurgjike do të kthehen mbrapsht “, ndërsa në katër pyetjet e parashtruara nga KTV-ja është dhënë vetëm përgjigjja për pyetjen nr.2.
 
Me qëllim të informimit të drejtë të opinion, po japim të plotë pyetjet e parashtruara nga KTV-ja dhe përgjigjet e dhëna nga Spitali i Prizrenit.

Pyetjet e parashtruara nga KTV
1. Kur eshte marre vendimin per reduktimin e ketyre operacioneve?
2. Cilat jane arsyet ?
3.A rrezikon qe te zgjaten listat e pritjes me kete reduktim te operacioneve?
4. Me kete vendim sa operacione kryhen brenda nje jave?
 
Përgjigjet e Spitalit të Prizrenit
 1.      Reduktimi i operacioneve elektive bëhet vetëm për muajin korrik dhe muajin gusht. Vendimi është marrë nga Këshilli Drejtues më datën 07.07.2016,  pas kërkesës nga shefat e degëve kirurgjike.
 2.      Reduktimi i operacioneve elektive është praktikë prej periudhës së pasluftës, dhe e cila e ka arsyeshmërinë e vet profesionale: mundësia e dehidrimit të pacientëve për shkak të temperaturave të larta, mundësia më e madhe e infeksioneve të plagëve, pacientët për operacione elektive nuk janë raste emergjente dhe nuk paraqesin indikacion vital për operacion, ka edhe arsye tjera profesionale dhe menaxheriale: numri i madh i stafit janë në pushime vjetore, personeli është më shumë i angazhuar për rastet emergjenete pasi kemi fluks më të madh të pacientëve, aksidenteve, si ardhjes së numrit të madh të bashkatdhetarëve.
 3.      Nuk ka ndërprerje të operacioneve, por vetëm reduktim dhe kjo nuk ndikon në zgjatjen e pritjes, sepse nuk kemi fare listë të pritjes për operacione dhe se rsastet emergjente kryhen menjëherë.
 4.      Sipas të dhënave nga protokolli i kirurgjisë gjatë muajit korrik vetëm në sallat për kirurgji, ortopedi dhe urologji janë kryer gjithsejt 128 operacione, që në përqindje i bie 32 operacione në javë.
 
Shënim: Po përsërisim se nuk ka lista të pritjes për operacione. Të dhënat janë marrë nga protokolli operativ. Në këtë numër të dhënave të operacioneve për muajin korrik nuk janë llogarit operacionet për gjinekologji, akusheri, oftalmologji, Orl.  
 
 
Shefajet Berisha
Zyr.administrativ/ Komunikim

Grupi Wagner Health & Care nga Austria interesohet për investime në sektorin shëndetësor në Kosovë

Prizre, 12 gusht 2016

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Prof. dr. Ramdan Muja, të premten drejtopri i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, dr.sci. Afrim Avdaj, ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga grupi Wagner Health & Care nga Austria, i specializuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore,

12.09.2016 1.JPG

Në takimin e mbajtur në selinë e kryetarit të komunës së Prizrenit, kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Prizrenit, prof.dr.Ramadan Muja, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, dr.sci. Afrim Avdaj, dhe drejtori I Drejtorisë së shëndetësisë, dr. Zyber Rizanaj, dhe pronari i grupit Ëagner Health & Care, Dr. Stephan Ëagner.

12.09.2016 2.JPG

Në këtë takim është diskutuar për mundësitë e investimeve të  grupit Wagner Health & Care në sektorin shëndetësor në Kosovë. 





Mirënjohje për  kontribuesit e donacionit nga Austria

Prizren, 9 gusht 2016

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, Dr.sci. Afrim Avdaj, të martën ka pritur në takim përfaqësuesin e organizatës “Volkshilfe” nga Linci i Austrisë, Muhamet Binaku. Organizata “Volkshilfe”, në muajin maj të këtij viti, Spitalit të Përgjithshëm”Prim.dr. Daut Mustafa:” në Prizren i ka dhuruar një donacion në shtretër, dyshekë për pacientë, komodina shtrati dhe pajisje mjekësore.

09.08.2016 F1.jpg

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, dr.sci. Afrim Avdaj, ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar që ky donacion të finalizohet dhe që menjeherë është vënë në përdorim dhe shërbim të pacientëve të shtruar në spitalin e përgjithshëm “Prim.dr.daut Mustafa” në Prizren, ndërsa në shenjë falënderimi për donacionin e pranuar, drejtori Avdaj, ka ndarë mirënjohje për Hr. Christian Schorkhuber, Fr. Monika Hofer, ing. Anfreiten Manfred dhe z. Muhamet Binaku.

09.08.2016 F2.jpg

Përfaqësuesi i  organizatës “Volkshilfe”, Muhamet Binaku, së bashku me drejtorin ekzekutiv, dr. sci. Afrim Avdaj, kanë vizituar repartin e Internës ku janë vendosur shtretërit dhe dyshekët e këtij donacioni. Në emër të repartit të internës ka falënderuar shefi i repartit, dr. Ali Hoti.

Përurohet Dhoma e kujdesit intenzin në repartin e Internës

Prizren, 21 korrik 2016

Drejtori  general  i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, dr.sci. Afrim Avdaj,  dhe u.d. shef i repartit të Internës , dr. Ali Hoti, të enjten kanë përuruar dhomën e kujdesit intenviv në repartin e Internës. 

Prorurimi 1.jpg

“ Ne sot ndihemi shumë të lumtur me përurimin e dhomës së kujdesit intenziv me kushte dhe standard bashkëkohore për punë. Ne edhe në të ardhmen me të gjitha mundësitë që do të kemi në dispozicion do të vazhdojmë me investimet, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për punë dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve”, - tha drejtori gjeneral, dr. sci. Afrim Avdaj.
Prorurimi 2.jpg
Në emër të repartit kanë  falënderuar dr. Ali Hoti dhe dr. Zahrije Jusufi, ndërsa në shenjë falënderimi drejtorit general i është dorëzuar një mirënjohje.    

 Për herë të parë kryhet biopsia transrektale e prostatës

 Prizren, 20 korrik

Në spitalin e përgjithshëm  “Prim.dr. Daut Mustafa’ në Prizren, të premten, 20 korrik 2016, për herë të parë është bërë biopsia transrektale e prostatës.  Kjo  metodë diagonstike, edhe pse është invazive, me sukses është kryer nga ekipi i udhëhequr nga urologu, dr. Artan Elshani.

“Kjo është metoda bashkëkohore diagnostike në urologji, për diagnostifikimin e karcinomës së prostatës. Me aplikimin e kësaj metode pacientëve u është lehtësuar diagnostifikimi, sepse deri më tani ata është dashur të shkojnë në QKUK ose jashtë vendit. Ne në një të ardhme të afrët do të fillojmë edhe biopsinë e veshkave pasi që e posedojmë aparaturën. Për këtë falënderojmë menaxhmentin e spitalit, në veçanti drejtorin e përgjithshëm, dr. sci. Afrim Avdaj, për përkrahjen, krijimin e kushteve dhe sjelljen e aparaturës për aplikimin e kësaj metode bashkëkohore diagnostike në urologji”, - theksoi dr. Artan Elshani.

001.jpg

Edhe menaxhmenti i spitalit falënderon ekipin që ka realizuar këtë metodë dhe ka vënë në përdorim aparaturën e sjellur për këtë diagnostifim, duke qenë të përkushtuar që të vazhdohet me krijimin e kushteve dhe sjelljen e aparaturave të reja  për ofrimin e shërbimeve dhe për të qenë në hap hap me shërbimet që ofrohen në qendrat klinike të avancuara.

  


Takim me përfaqësues të projektit të Qeverisë së Luksemburgut

Prizren, 29 qershor

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, dr.sci. Afrim Avdaj, të mërkurën ka pritur në takim përfaqësuëes të projektit të Qverisë së Luksemburgut, dr.  Afërdita Ademaj-Osmani , udhëheqëse e projektit  dhe dr. Dorjan Mamshiq, ekspert ndërkombëtar

29.06.2016.jpg

Në takim është diskutuar për fazën e dytë të projektit të Qeverisë së Luksemburgut, që do të jetë i fokusuar në kualitetin dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësore, si dhe standardizimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, bazuar në standardet ndërkombëtare për ofrim të shërbimeve shëndetësore.

Mjëkë specialistë dhe infermierë amerikanë vizitojnë spitalin e Prizrenit
 
Prizren, 17 qershor 

Drejtori i spitalit të përgjithshëm, dr. sci, Afrim Avdaj, me anëtarë të Këshillit Drejtues, të premten ka pritur në takim një delegacion të mjekëve specialistë të fushave të ndryshme mjekësore dhe infermierë  amerikanë. Gjatë qëndrimit disa orësh në spitalin e përgjithshëm” Prim.dr. Daut Mustafa” në Prizren, delegacioni amerikan i udhëhequr nga z. Mike Sorrells dhe në shoqërim të drejtorit të organizatës “Kosovo Hope”, Berat Gegaj, kanë vizituar disa reparte dhe kanë mbajtur ligjërata për mjekë dhe infermierë të spitalit.

1 USA.jpg

Drejtori i përgjithshëm i spitalit të Prizrenit, dr.sci. Afrim Avdaj, ka falënderuar ekipin amerikanë për vizitën në spitalin e Prizrenit dhe ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit të dy anshëm: “Është nder dhe privilegj vizita e delegacionit të mjekëve dhe infermierëve nga shteti më i veçant që ka bota dhe shteti më mik i Kosovës, pra SHBA. Kjo vizitë është e një rëndësie të veçantë, sepse po vendosim bashkëpunimin e dy anshëm në shëndetësi. Nga kjo vizitë do të shohim mundësitë që mjekët e spitalit të Prizrenit, por edhe më gjërë të shkojnë për trainime dhe specializime në Amerikë, si dhe mundësitë e trajtimit të disa rasteve delikate që nuk mund të kryhen këtu te ne’, - tha drejtori Avdaj.

2 USA.jpg
Në takimin e delegacionit amerikanë me Këshillin Drejtues të spitalit ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i Shëndëtësisë, Mevludin Krasniqi. “Kjo vizitë ka për qëllim  forcimin e bashkëpunimit të Kosovës me SHBA-të. Nga kjo vizitë delegacioni do të bën identifikimin e nevojave dhe prioriteteve për të ardhmen”, - pohoi zëvendësministri Krasniqi.

Në emër të delegacionit amerikan ka folur Mike Sorrells, drejtues i skuadrës së mjekëve amerikanë: “Në emër të skuadrës ju falënderoj për mikëpritjen shumë të ngrohtë që po na bëhet këtu në Kosovë. Për këtë kemi ndjesi dhe është privilegj që jemi këtu. Është hapi i parë i vendosjes së bashkëpunimit në këtë fushë. Do të jemi të angazhuar për të ndihmuar dhe për të qenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës, sepse e duam këtë vend”, - theksoi   Sorrells. 

3 USA.jpg

Kjo vizitë është mundësuar në kuadër të aktiviteteve të organizatës “Kosovo Hope”.  “Me këtë vizitë ne po mundohemi që të ndihmojmë në shëndetësi, sidomos në  fushën e edukimit. Synimi ynë është që mjekëve nga Kosova t’u mundësojmë që të shkojnë për trainime dhe marrje të përvoja në SHBA”, - theksoi drejtori i kësaj organizatë për Kosovë, Begaj Gegaj.

Gjatë qëndrimit në spitalin e Prizrenit, delegacioni amerikanë në shoqërim të drejtoreshës mjekësore, dr. Lumnije Hoxha, dhe drejtorit të infermierisë, Shyqri Hasani, ka vizituar disa reparte ku nga afër janë njoftuar me punën, ekzaminimet dhe mjekimin e pacientëve, ndërsa për personelin e spitalit kanë mbajtur ligjërata në disa lëmi shëndetësore.


Dr. Sadri Beqiri zgjidhet kryesues i Këshillit Profesional

Prizren, 13.06.2016

Konform Statutit të Ri, të hënën, Këshilli Drejtues i Spitalit të Përgjithshëm “ Prim.dr. Daut Mustafa”në Prizren ka mbajtur takim me shefat dhe kryeinfermierët e reparteve.

1 Takimi Kshilli drejtues 13.06.2016.jpg

 Në takimin e udhëhequr nga drejtori ekzekutiv. Dr.sci. Afrim Avdaj, dhe në prani të drejtoreshës mjekësore, Dr. Lumnije Hoxha, drejtorit të Infermierisë, Shyqri Hasani, dhe drejtorit të Administratës, Qazim Gashi,  është biseduar për gjendjen e përgjithshme në spital, statutin e ri të spitalit, si dhe është zgjedhur kryesuesi i Këshillit Profesional, që me statutin e ri përbëhet nga shefat dhe kryeinfermierët e reparteve. 

2 takimi kshilli drejtues 13.06.2016.jpg

Me propozim të anëtarëve të Këshillit Profesional dhe miratim të Këshillit Drejtues, kryesues i Këshillit Profesional është emëruar Dr. Sadri Beqiri, radiolog, i cili mban edhe pozitën e shefit të ambulancave specialistike.


Vizitë e mjekëve të kampit “Bonstill” dhe KFOR-it gjerman

Prizren, 3 qershor 
Një delegacion i mjekëve amerikanë të kampit “Bonstill” dhe mjekëve gjermanë që veprojnë në kuadër të trupave paqëruesjtë të KFOR-it  në Kosovë, të premten kanë vizituar Spitalin e Përgjithshëm “Prim.dr. Daut Mustafa” në Prizren.

1 Kfori Gjerman.jpg

Delegacioni është pritur nga drejtori i përgjithshëm, Dr.sci. Afrim Avdaj, drejtoresha mjekësore, dr. Lumnije Hoxha, dhe drejtori i Infermierisë, Shyqri Hasani. 

2 Kfori Gjerman.jpg  
Në takim është biseduar për bashkëpunimin e dy anshëm në fushën e shëndetësisë, si dhe mundësitë e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren për ofrimin e shërbimeve për ushtarët e kampit “Bonstill”në raste të nevojave për shërbime shëndetësore. Delegacioni ka vizituar Njësia koronare, Kujdesi Itenzivës Qendrore dhe Emerrgjenca. 


Fondacioni “Golden Eagle”dhoron aparat për repartin e Neonatologjisë

Prizren, 17 maj 

Fondacioni “Golden Eagle”,të martën, i ka dhuruar një donacion,  aparaturë mjekësore, repartit të Neonatologjisë në spitalin e  Prizrenit. Donacioni është dorëzuar nga drejtori i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, është pranuar nga drejtori i përgjithshëm i spitalit të Prizrenit, dr.sci. Afrim Avdai, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Prizrenit, prof.dr.Ramadan Muja.

2 Ramadan Muja.jpg

“Nami i mjekëve të spitalit të Prizrenit ndihet shumë larg, puna dhe sukseset ndaj pacientëve janë evidente, ndërsa ju jeni kujdestarët më të mirë për ruajtjen e shëndetit të popullatës”, pohoi kryetari i komunës së prizrenit, Prof.dr. Ramadan Muja, duke falënderuar kompaninë ‘Frutex” për dhurimin e këtij donacioni dhe përkujdesjen që donacionet e tyre t’i dhurojnë në institucionet shëndetësore.

1 ramadan Muja.jpg

“Pas një fushate dy mujore të fondacionin “Golden Eagle” kemi arritur të sigurojmë fonde për blerjen e disa aparateve mjekësore, që do të dhurohen në Klinikën e e Pediatrisë në QKUK-së,  Gjilan dhe këtu në spitalin e Prizrenit. Vlera e këtij aparati është 17 mijë euro dhe do të jetë në shërbim të repartit të neonatologjicë”,-tha drejtori i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi.
“Ne falënderojmë fondacion “Golden Eagle” për dhurimin e këtij aparati, që do të jetë një mundësi e mirë e lehtësimit të punëve të mjekëve dhe në shërbim të shresës më  të vlefshme, të fëmijëve tanë. Gjithashtu falënderoj edhe kryetarin e komunës, prof. dr. Ramadan Muja, që me praninë e tij dëshmon përkushtimin për shëndetësinë”, -theksoi drejtori Avdaj, duke premtuar angazhimin e gjithë personelit të spitalit për ofrimin dhe ngritjen e cilësisë së shërbime shëndetësore.


Shënohet  Dita Ndërkombëtare e Infermierisë

Prizren, 12 maj

Me një bashkëbisedim të përbashkët të drejtorit ekzekutiv, Dr. sci. Afrim Avdaj, dhe drejtorit të Infermirisë, Shyqri Hasani, me infermierë dhe infermiere, si dhe ndarjen e mirënjohjeve për më të dalluarit, të enjten në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. dr. Daut Mustafa” në Prizren është shënuar 12 Maji - Dita Ndërkombëtare e Infermierisë.

Dita Infermjeris 1.jpg

“Infermieria është një segment shumë i rëndësishëm i shëndetësisë. Ajo ka ndikim bazik në mjekësinë në tërësi, ndërsa falë punës, angazhimit dhe përkushtimit tuaj kjo ndjehet nga  pacientët  në të gjitha fazat e trajtimit dhe mjekimit. Për më tepër, nuk mund të ketë një mjekësi përmbajtësore dhe substanciale pa një infermieri bazike, të begatë dhe të përkushtuar  për  ofrimin dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve për pacientë  ”,  tha drejtori ekzekutiv, Dr. sci. Afrim Avdaj, duke falënderuar  dhe ofruar përkrahjen për krijimin e kushteve sa më të mira për punë dhe ngritje të cilësisë së shërbimeve.

“Më lejoni që  në këtë ditë të shënuar të ju falënderoj për punën,  angazhimin  dhe kryerjen e të gjitha detyrave dhe obligimeve të përbashkëta, me qëllim të ofrimit dhe  ngritjes së cilësisë së shërbimeve për pacientë,  që janë rrugëtimi më i mirë për avancimin e infermierisë, si një nga shtylla e mjekësisë”, - pohoi drejtori i infermierisë, Shqyri Hasani, duke falënderuar drejtorin ekzekutiv për mbështjen dhe përkrahjen e vazhdueshme për krijimin e kushteve sa më të mira për punë dhe avancimin e infermierisë.
Dita Infermjeris 2.jpg
Në këtë ditë të shënuar janë ndarë mirënjohje për infermierë dhe infermerieret e dalluara të gjitha reparteve të Spitalit Spitalit të Përgjithshëm “Prim,dr. daut Mustafa” në Prizren.

Në emër të shpërblyerve ka falënderuar, Leonora Hoxha, kryeinfermiere në repartin e Gjinekologjisë. 

Donacion në shtretër, dyshekë dhe pajisje mjekësore

Prizren, 06 maj 2016

Falë gatishmërisë dhe shpirtit vullnetmirë të drejtorit të kompanisë” KAG-Asfalt”, Bashkim Maliqi, të bashkatdhetarit, Muhamet Binaku, që punon në Austri, organizatës humanitare Volkshilfe Oberosterreich, me seli në Linc, spitalit AKH (tash Univesitet i Mjekësisë) dhe inxhinierit Manfred Aufreiter, të premten, Spitali i  Përgjithshëm “Prim.dr. Daut Mustafa” në Prizren ka pranuar një donacioni në shtretër dhe  dyshekë për pacientë, komodina shtrati, si dhe pajisje tjera mjekësore.

1 donacion.jpg

Në emër të Spitalit të Përgjithshëm “Prim.dr. Daut Mustafa” donacioni është pranuar nga drejtori i Infermierisë, Shyqri Hasani

2 donacion.jpg

“Ky donacion është i mirëseardhur dhe do të vihet menjëherë në shërbim të pacientëve të shtrirë në spital”-tha drejtori i Infermirisë, Shyqri Hasani.

Drejtoria e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. dr. Daut Mustafa” në Prizren falënderon dhe u shpreh mirënjohje drejtorit të kompanisë ”KAG-Asfalt”, Bashkim Maliqi, bashkatdhetarit Muhamet Binakut, organizatës humanitare Volkshilfe Oberosterreich, spitalit AKH,  inxhinierit, Manfred Aufreiter, si dhe gjithë atyre që kanë mundësuar që ky donacion të vihet në shërbim të pacientëve, të cilët mjekohen në spitalin e Prizrenit.


Një delegacion nga Italia viziton spitalin e Prizrenit

Prizren, 25 prill 2016

Drejtori  i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, dr.sci. Afrim Avdaj, të hënën ka pritur në takim një delegacion nga Italia, i përbërë nga përfaqësues të fushës së mjekësisë. 

1 delegacioni Italian.jpg

Në takim është biseduar për shkëmbimin e përvojave profesionale në mes të  dy vendeve..

Një delegacion nga Turqia viziton spitalin e Prizrenit

Prizren, 21 prill 2016

Drejtori  i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, dr.sci. Afrim Avdaj, të enjten ka pritur në takim një delegacion nga Turqia, i përbërë nga përfaqësues të universiteit mjekësor  ”Bezmialem Valide Sultan Hastanesi”në Stamboll,  që udhëhiqej nga Dr. Ilhami Gultepe, si  dhe  anëtarë të shoqatës  së  prizrenasve në Turqi  “Kosova Prizreliler Yardimlasa Dernegi’.  

1 Delegacioni nga turqia.jpg

Në takim është biseduar për vendosjen e bashkëpunimit  në fushën e shëndetësisë dhe të arsimit.

2 Delegacioni nga turqia.jpg

3 Delegacioni nga turqia.jpg

Gjatë qëndrimit në spital delegacioni ka vizituar njësinë koronare, kujdesin intenziv, repartin e  oftalmologjisë dhe të kirurgjisë, si dhe sallat e operacionit.

4 Delegacioni nga turqia.jpg



OSBE FALËNDERON SPITALIN E PRIZRENIT

Prizren, 20 Prill

OSBE Shqip.jpg

OSBE Anglisht.jpg


Zëvendësministri  i shëndetësisë viziton spitalin e Prizrenit

Prizren, 18 prill
Drejtori  i Spitalit  të Përgjithshëm të Prizrenit, Dr.sci. Afrim Avdaj, të hlënën ka pritur në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Mevludin Krasniqi me bashkëpunëtorë.

ZevendesMinistri Sh 1.jpg

Në takim është biseduar për  gjendjen e përgjithshme në shëndetësi dhe përpjekjet e përbashkëta për  krijimin e kushteve dhe shërbimeve sa më cilësore.

ZevendesMinistri Sh2.jpg

Pas takimit  zëvendësministri ka vizituar repartin e kirurgjisë, ku nga afër është njoftuar me shërbimet dhe ka biseduar me pacientët e shtruar në këtë repart. 

Vizitë e përfaqësuesve të Bankës Botërore dhe Ministrisë së Shëndetësisë

Prizren, 2 prill

Drejtoresha mjekësore e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Dr. Lumnije Hoxha, të shtunën, ka pritur në takim përfaqësues të Bankës Botërore, që përfaqësohej nga z. Umberto Vitale, dhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, që përfaqësohej nga znj. Fatime Arënliu.
Dr Lume 1.jpg

Në takim është biseduar për pajisjet mjekësore, gjegjësisht nevojat për pajisje të reja, si dhe sistemin e mirëmbajtjes së këtyre pajisjeve. Në takim kanë marrë pjesë edhe shefa të repateve të Departamentit për Nëna dhe Fëmijë.

Dr Lume 2.jpg
Delegacioni ka vizituar sterilizimin qendror,  repartin  e neonatologjisë, repartin e gjinekologjisë, sallat e lindjes, si dhe sallat e operacionit. 



Personeli i Spitalit ne pastrimin e hapsirave te oborrit 

Prizren, 1 prill
1212121.jpg

rregullimi i kopshtit.jpg

Urimi për 8  Mars
 
Prizren, 8 mars

Punjonjëset e Spitalit të Prizrenit “Prim.dr. Daut Mustafa” të martën kanë organizuar një takim të përbashkët për të shënuar 8 Marsin-Ditën e Gruas. 

Në shenjë respekti dhe për të uruar këtë evenimet punonjëset i ka vizituar edhe drejtori  ekzekutiv, Dr.sci. Afrim Avdaj.

1. S.R.Pz. 8-marsi 2016.jpg

“Në këtë ditë të rëndësishme, dera e urimeve është e hapur për çdo nënë që në shpirtin e tyre gjithherë ka vend për  urime, respekt dhe dashuri.  Andaj përkushtimi dhe dashuria e pafund ju takon gjithë nënave që na dhanë jetë na jetët  e tyre”,- uroi drejtori Avdaj.


Reagim ndaj artikullit të botuar në portalin Infokusi.com me titull ”Drejtori largon sigurimin nga spitali”

Prizren, 19 shkurt 2016

Bordi Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “ Prim Dr. Daut Mustafa” në Prizren, në takimin e mbajtur të premten, më 19.02.2016, reagon ndaj artikullit të botuar në portalin Infokusi.com me titull” Drejtori largon sigurimin nga spitali”. 
Më datën 18..02.2016, në portalin Infokusi.com është publikuar artikulli me titull” Drejtori largon sigurimin nga spitali”. Në këtë artikull janë plasuar informacione të pavërteta, pa fakte, të njëanshme dhe që kanë për qëllim dëmtimin e imazhit të spitalit. Bordi Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “ Prim Dr. Daut Mustafa” në Prizren nga portali Infokusi. com kërkon publikimin e këtij:
Reagimi
1.Ne respektojmë dhe çmojmë punën e medieva, fjalën e lirë dhe informimin e drejtë të qytetarëve, por në të njejtën kohë reagojmë ndaj plasimit të informacioneve të pavërteta, pa fakte dhe të një anshme që kanë për qëllim dëmtimin e imazhit të spitalit. 

2.Ne respektojmë punën e secilit institucion, kompani apo individ dhe nuk kemi asgjë kundër askujt, por jemi të obliguar dhe kemi përgjegjësinë për zbatimin e ligjit dhe obligimeve ligjore.  
 
3.Informacioni i publikuar në Infokusi.com është i pavërtetë, sepse nuk bëhet fjalë për ndërpreje të kontratës, por e vërteta është se kompanisë në fjalë i ka skaduar kontrata dhe se procedurat e reja të tenderimit për sigurimin fizik do të kryhen në kuadër të SHSKUK-së në Prishtinë. 

4.Nga portali Infokusi.com kërkojmë publikimin e këtij reagimi si obligim e etik e profesional. 



                                                                                                                Bordi Ekzekutiv


Përfaqësues të Bankës Botërore vizitojnë spitalin e Prizrenit

Prizren, 11 shkurt 2016

Drejtori i Spitalit Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Dr. Afrim Avdaj, të enjten ka pritur në takim një delagacion të Bankës Botërore, i përbërë nga Aneesa Arur, Strizrep Tihomir dhe Arianit Jakupi, si dhe përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë, Fatime Arënliu. Në takim është biseduar për reformat në sistemin shëndetësor, si dhe  cilësinë e shërbimeve shëndetësore në spitalin e Prizrenit.

1 - banka botrore.jpg

Pas takimit, delegacioni  ka vizituar Kujdesin Intenziv Qendror, Repartin e Kirurgjisë dhe Repartin e Pediatrisë, ku nga afër është njoftuar me gjendjen aktuale, punën dhe shërbimet që ofrohen në këto reparte.

2- banka botrore.jpg


Lind fëmija i parë djalë

Prizren, 1 janar, 02.30

1 janari i vitit 2016 në Prizren erdhi me lindjen e parë  të një foshnje mashkull në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. dr. Daut Mustafa”. 
Naxhije Morina, e datëlindjes 1973, nga Ostrazubi i Malishevës, në ora 02.30 ka sjellë në jetë fëmijën e parë të lindur në spital në vitin 2016. Fëmija mashkull, peshon 3120 gr dhe është fëmija i dytë, pasi më parë nëna e gëzuar kishte lindur një vajzë. 
Foto 1 - .jpg
I porsalinduri dhe nëna e tij janë vizituar nga drejtori i përgjithshëm i Spitalit të Prizrenit, Dr. sci. Afrim Avdaj, drejtoresha mjekësore, Dr. Lumnije Hoxha dhe drejtori i Infermierisë, Shyqri Hasanit. Ata me një buqetë lulesh kanë uruar nënën për lindjen e djalit, ndërsa të porsalindurit i kanë dhuruar një lodër duke i dëshiruar rritje të shëndetshme dhe jetë të lumtur. 
Nëna e të porsalindurit ka falënderuar ekipin kujdestar për kujdesin e treguar gjatë lindjes, si dhe udhëheqësin e spitalit për vizitën dhe dhuratat e sjella për fëmijën e porsalindur. 
Drejtoria e spitalit gjatë ndërrimit të moteve kanë vizituar edhe ekipet kujdestare në repartet e spitalit dhe  Shërimin e Emergjencës, duke i përgëzuar për punën që po kryenin në shërbim të qytetarëve. 
Foto 2 -.jpg
Në orën e parë në Shërbimin Emergjent të spitalit kanë ardhur edhe kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Sylë Hoxha, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, si dhe disa ekipe të  medieve. 
Sipas mjekëve kujdestarë në Shërbimin Emergjent në orën e parë janë sjellë 5  të lënduar me mjete pirotkine, por që lëndimet ishin të lehta dhe pas trajtimit mjekësorë të gjithë janë lëshuar për në shtëpi.  
  Foto 3 -.jpg


Urime e gëzime 2016 !

Fëmijët i gëzohen marrjes së dhuratave 

Prizren, 31 dhjetor  2015

Në prag të ndërrimit të moteve, për të pestën herë me radhë, fëmijët e shtruar në Repartin e Pediatrisë në Spitalin e përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren janë gëzuar marrjes së dhurave nga babadimri, gjegjësisht kompania “Komot”

foto 1 2015.jpg
 “Me këtëo dhurata modeste ne  dëshirojmë të jemi pranë fëmijëve të  shtruar në spital, duke ju dëshiruar shërim sa më të shpejtë dhe kthim në gjirin familjar , - tha pronari i kompanisë, Fatmir Karabaxhaku, i  shoqëruar nga Dr. Adem Bytyqi.


Foto 2 2015.jpg
Mejkët dhe inferemieret e repartin kanë falënderuar kompaninë “ Komot, për shpërndarjen e dhuratave për fëmijët e shtruar në këtë repart. 

Përmbyllje e sukseshme e vitit 2015, shpërblehen më të dalluarit

Prizren, 30 dhjetor 2015

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Dr. Sci. Afrim Avdaj, e ka vlerësuar me të arritura dhe të suksesshëm vitin 2015, ndërsa drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Dr. Curr Gjocaj, spitalin e Prizrenit e ka cilësuar si institucion shembull për punën dhe sukseset e arritura gjatë vitit 2015. Këto vlerësime kanë dalë në takimin përmbyllës për vitin 2015. Takimi është  mbajtur në hapësirat e Repartit të Pediatrisë të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ndërsa pos menaxhmetit, udhëheqësve dhe personelit të spitalit kanë marrë pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Dr. Curr Gjocaj, drejtori për çështje akademike dhe arsimore, Prof. Dr. Hilmi Dauti, drejtori i Drejtorisë komunale për Shëndetësi, Dr. Zyber Rizanaj, si dhe drejtori i QKMF-së, Dr. Mehmedali Gashi dhe koordinatori Dr. Genc Muja. 

 1 avdaj.jpg

Drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Dr. Curr Gjocaj Vitin 2015 e ka cilësuar si një vit të suksesshëm, ndërsa ka falënderuar menaxhmentin dhe gjithë personelin e spitalit të Përgjithshëm në Prizren, duke e cilësuar si institucion shembull për punën dhe sukseset e arritura. ”Duke pasur në vazhdimësi raportet që m’i ka dërguar drejtori Avdaj, unë jam shumë i kënaqur me rezultatetet që keni arritur si institucion në këtë regjion. Kjo na bënë të ndihemi krenar  me punën e juaj dhe na jep mundësinë të krenohemi me punën e mirë që bëhet në këtë regjion. Spitali i Prizrenit bashkë me Kujdesin Parësor jeni një shembull shumë i mirë i bashjkëpunimit dhe kordinimit në mes niveleve shëndetësor. Ky koordinim pa diskutim se rezulton me sukses dhe gjithë qytetarët e këtij regjioni kanë pasur fatin të jenë në duart tuaja atëherë  kur kanë pas hallet më të mëdha të tyre dhe ju keni bërë zgjidhjen më të mirë të mundshme”, - pohoi drejtori Gjocaj. 

2 curri.png

Ai ka folur edhe për sfidat dhe problemet me të cilat po përballet sistemi shëndetësor. “Sistemi shendetësor ka mjaft sfida, vështirësi dhe probleme. Ato mund  t’i tejkalojmë vetëm duke u ballafaquar me to, duke bërë projekte reale dhe duke e njohur realitetin dhe mundësitë që kemi. Vetëm në këtë vështrim dhe duke punuar bashkarisht si institucim mundemi të bëjmë zgjidhjen e problemeve në mënyrën më të mirë të munshme’, theksoi drejtori i përgjhithshëm i SHSKUK-së, dr. Curr Gjocaj, duke uruar që viti 2016 të jetë vit i sukseseve edhe më të mëdha.

3 avdaj curri.jpg

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Dr.sci. Afrim Avdaj ka prezentuar të arriturat dhe sukseset gjatë vitit 2015. “Po e përmbyllim një vit të suksesshëm. Ky sukses është rezultat i punës dhe angazhimit të anëtarëve të Bordit, kryeshefave dhe kryeinfermierëve të departamenteve, shefave dhe kryeinfermierëve të reparteve dhe gjithë të punësuarëve të spitalit. Për këtë ju falënderoj dhe besoj se me këtë punë, përkushtim dhe angazhim do të vazhdoni edhe në të ardhmen”, - theksoi drejtori Avdaj, duke veçuar disa nga sukseset dhe të arriturat gjatë vitit 2015, me prezentimin e disa tw dhwnave : 
Rezultatet e punës, statistikat, të arriturat dhe aktivitetet kryesore
1.Rritja e shërbimeve diagnostike mbi 100 % ( të dhënat në tabelë)
2.Rritja e participimnit mbi 100 % (të dhënat në tabelë)
3.Zvogëlimi i shpenzimeve për pagesën e ujit dhe karburanteve mbi 100 % (të dhënat në tabelë)
4.Zvogëlimi i kohës së pritjes për realizimin e intervenimeve kirurgjike elektive
5.Zvogëlimi i kohës së marrjes së rezultateve të  analizave histopatologjike, si dhe shtimi i numrit të analizave histopatologjike ( kemi 2 patologë në shërbimi e patologjisë)
6.Përmirësimi i shërbimeve emergjente  ( janë shtuar  6 shtretër) dhe shërbimeve urgjente
7.Aktivizimi i arkës qendrore ( ka ndikuar në rritjen e dukshme të participimit) 
8.Përmirësimi i kualitetit të higjienës brenda hapësirave të spitalit
9.Vendosja e dyerve elektronike ( ka ndikuar në zvogëlimin e  hyrje-daljeve të personave të papunë)
10.Ofrimi i shërbimeve për mamografi dhe dializë për paciente të veriut të Shqipërisë
11.Puna shumë profesionale e të gjitha komisioneve ekzistuese në spital (Komisioni për respektimin e orarit të punës,Komisioni për Infeksione Intrahospitalore, Komisioni i Etikës, Komisioni Diciplinor,Komisioni i Ankesave etj.)
12.Përmirësimi i shërbimeve shëndetësore dhe infrastrukturës në Departamentin Internistik
(jemi në prag të inaugurimit të dhomës së kujdesit intenziv në interno dhe hapjes së njësisë për Nefrologji, si dhe renovimit të repartit të Neurologjisë dhe Pulmologjisë)
13.Përmirësimi i shërbimeve shëndetësore dhe infrastrukturës në Departamentin Kirurgjik 
(jemi në prag të inaugurimit të njësisë së Kirurgjisë për Fëmijë)
14.Respektimi i orarit të punës
15.Rregullimi i hapësirave të jashtme
Të dhëna specifike
Numri rendor Emërtimi  Viti 2012        Viti 2013    Viti 2014    Viti 2015
1.Shërbimet diagnostike          20.937       19.546          25.119              35.545
2.Të hyrat nga participimi  168.000,00   195.693,40 284.060,00 334.907,66
3.Shpenzimet e ujit       106.447,48   114.606,27 59.441,02 34.411,95
4.Shpenzimet  per karbur.   68.545,70     55.779,73 34.764,57 28.387,19
Në takimin përmbyllës janë shpërblyer më të dalluarit për vitin 2015. Përzgjedhja e më të dalluarëve është bërë në bazë të këtyre kritereve: Respektimi i orarit të punës, vëllimi dhe kualiteti i shërbimeve, marëdhëniet ndërkolegiale dhe me pacientë, shfrytëzimi racional i ditëve të punës (pushimet mjekësore, pushimet pa pagesë, daljet e shpeshta gjatë orarit të punës etj.), ngritja dhe të arriturat profesionale, procedurat e marra diciplinore ( vërejtjet me gojë, vërejtjet me shkrim dhe masat tjera të shqiptuara), si dhe përvoja e punës.

4 avdaj curri.jpg

Të shpërblyerit për vitin 2015

Departamenti Internistik
Dr. Mehmedali Skeraj, mjek-internist 
Miradije Kuqi, infermiere
Departamenti Kirurgjik
Dr. Hasan Azuarllxhiu, mjek- oftalmolog 
Dr. Ismet Baskovski, mjek-kirurg 
Sekibe Basha, infermiere
Departamenti për  Nëna dhe Fëmijë
Dr. Xhymret Piraj, mjek-gjinekolog
Zahe Deliaj, infermiere
Departamenti Emergjencës me Reanimacion
Dr. Aida Morina, mjeke-anesteziologe
Bilgin Opoja, infermier
Burhan Goden, infermier 
Departamenti Diagnostikës
Dr. Sedat Hoti, mjek-fiziatër
Defrim Pinduku, bach. i fizioterapisë
Administratë 
Latif Bajrami



Ligjërata për ngritje të cilësisë së shërbimeve shëndetësore

18 dhjetor 2015

Në kuadër të avancimit të punës profesionale dhe rritjes së kualitetit të shërbimeve shëndetësore, dhe aplikimit të medotave dhe të arriturave më të reja në mjekësi, të premten, në amfiteatrin e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. dr. Daut Mustafa” në Prizren janë mbajtur tri ligjërata tematike në fushën e infermierisë.
1- L.jpg
Ligjërata e parë me temë ”Roli I infermierit në raste të fatkeqësive ëstë mbajtur nga Drita Koqinaj, kryeinfermiere e repartit të Internëst, ligjërata e dytë me temë  ”kujdesi infermior te pacientët e operuar nga bajamet”  është mbajtur nga Sakibe Basha, infermiere në repartin e ORL-së, ndërsa ligjërata e tretë me temë” Lindja normale dhe roli I mamisë” është mbajtur nga Mimoza karamani, infermiere në repartin e Akusheri.
2- L.jpg

3- L.jpg

Ligjëratat janë mbajtur në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, ndërsa të  pranishëm ishin drejtori i Infermierisë, Shyqri Hasani, dhe koordinatori për EVP, Agron Bytyqi.


Spitali i Prizrenit pranon një donacion nga Viena 

Prizren, 16 dhjetor

Spitali i Përgjithshëm në Prizren” Prim.Dr. Daut Mustafa” të mërkurën ka pranuar një donacion mjekësor nga Viena. Drejtorit të spitalit, Dr.sc. Afrim Avdaj donacioni i është dorëzuar nga konsullja e Ambasadës së Austrisë në Kosovë, znj.  Eva Elisabeth Michlits dhe komandanti i CIMIK-ut të KFOR-it austriak,  Gabelar Otmar.
6 KF Austriak.jpg
Konsullja e Ambasadës së Austrisë në Kosovë, znj.  Eva Elisabeth Michlits në dorëzimin e donacionit tha:  ”Dua të  falënderoj të gjithë ata, në veçanti kryetarin e Vienës dhe KFOR-in austriak, që kanë punuar dhe kanë mundësuar që spitalit të Prizrenit t’i dorëzohet ky donacion. Ndihem shumë mirë dhe jam tepër e lumtur që sot, si përfaqësuese e Ambasadës së Austrisë në Kosovë, jam  pjesë e dorëzimit të këtij donacioni që do të jetë në shërbim të qytetarëve”,-theksoi konsullja e Ambasadës së Austrisë në Kosovë, znj.  Eva Elisabeth Michlits, duke shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin për të ndihmuar Kosovën dhe popullin e saj edhe në të ardhmen. 
2 KF Austriak.jpg
Komandanti i CIMUK-ut të KFOR-it austruiak, Gabelar Otmar, gjithashtu është shprehur i entuziazmuar për dorëzimin e donacionit: ”Ne jemi shumë të lumtur që sot,  pas disa takimeve që kemi pasur me udhëheqësit e spitalit të Prizrenit,  po dorëzojmë këtë donacion mjekësor që do të jetë në disponim për të mirën e qytetarëve”,- tha oficeri i KFOR-it austriak, Gabelar Otmar,  duke falënderuar kryetarin e Vienës,  Z. Bernhard Bouzek, dhe ambasadën e Vienës në Prishtinë që kanë mundësuar dhurimin e këtij donacioni për spitalin e Prizrenit.
7 KF Austriak.jpg
Drejtori  i Spitalit të Prizrenit, Dr.sc.Afrim Avdaj, duke falënderuar për dhurimin e donacionit tha:  ”Unë, në radhë të parë, dua të falënderoj shtetin mik dhe popullin asutriak për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën dhe popullin e Kosovës. 
4 KF Austriak.jpg
Ne sot po pranojmë një donacion mjekësor nga Viena që do të vihet në shërbim për të ofruar shërbime sa më cilësore për qytetarët tanë. Për këtë falënderoj kryetarin e Vinenës, Z. Bernhard Bouzek,  Ambasadën e Austrisë në Kosovë, që përfaqësohet nga konsullja, znj. Eva Elisabeth Michlits dhe CIMIK-un e KFOR-it austriak,që përfaqësohet nga komandanti, Gabelar Otmar, të cilët kanë punuar dhe janë angazhuar për të sjellur në spitalin e Prizrenit këtë donacion të dobishëm”, - tha drejtori i spitalit, Dr.sci. Afrim Avdaj,  duke shprehur bindjen dhe gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit dhe lidhjes së spiatalit të Prizrenit me spitalet e Vienës.

5 KF Austiak.jpg


 


URIME 28 NENTORI !

Drejtoria 


Ligjërata për ngritje të cilësisë së shërbimeve shëndetësore

16 tetor 2015

Në kuadër të avancimit të punës profesionale dhe rritjes së kualitetit të shërbimeve shëndetësore, dhe aplikimit të medotave dhe të arriturave më të reja në mjekësi, të premten, në amfiteatrin e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. dr. Daut Mustafa” në Prizren janë mbajtur dy ligjërata tematike në fushën e infermierisë.

Ligjerate-Anila Cake, 16.10.2015.jpg

Ligjërata e parë me temë ”Gjaku dhe mostrimi” është mbajtur nga Tyrkan Brando, laborant në laboratorin e spitalit, ndërsa ligjërata e dytë me temë  ”Rreziku nga dëmtimi i qpimit me Age (gjilpëra) dhe material tjera të mprehta”  është mbajtur nga Anila Cake, pedagoge në Fakultetin e Infermierisë në Tiranë.
Ligjëratat janë mbajtur në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, ndërsa të  pranishëm ishin edhe drejtori ekzekutiv, Dr.sci. Afrim Avdaj, drejtori i Infermierisë, Shyqri Hasani, dhe koordinatori për EVP, Agron Bytyqi.


Takim i përbashkët i kryeinspektores së shëndetësisë me drejtorë dhe koordinatorë të spitaleve të përgjithshme

Prizren, 08 tetor 

Në Spitalin e Përgjithsëm ”Prim.dr. Daut Mustafa” në Prizren, të enjten është mbajtur takimi i përbashkët i kryeinspektores së Shëndetësisë së Kosovës, Ardita Baraku, me drejtorë dhe koordinatorë të cilësisë të Spitaleve të Përgjithshme të Kosovës.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, Dr.sci. Afrim Avdaj, në hapje të takimit ka falënderuar kryeinspektoren e Shëndetësisë, Ardita Baraku, dhe të gjithë drejtorët dhe koordinatorët  e cilësisë për praninë në këtë takim të përbashkët.

Fotot zyre 2.jpg

” Uroj që ky takim të jetë rrumbullakësim i angazhimeve tona të përbashkëta për të ngritur cilësinë e shërbimeve shëndetësore”, - tha drejtori Avdaj.
Kryeinspektorja e Shëndetësisë së Kosovës, Ardita Baraku, ka falënderuar të gjithë drejtorët dhe koordinatorët e cilësisë për angazhimet dhe punët e kryera, që kanë ndikuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, ndërsa e ka vlerësuar të suksesshëm ecurinë e programit të filluar vitin e kaluar
“Programi ka filluar në nëntor të vitit të kaluar dhe ka për qëllim mirëmbajtjen e standardeve bazike të cilësisë së shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme në Kosovë. Kemi pasur 8 takime në të cilat është bërë prezentimi i punës, janë zhvilluar vizita në terren, është mbajtur një punëtori në Spitalin e Pejës dhe sot po finalizohet me takimin në Spitalin e Prizrenit. Ky program ka dhënë rezultatet e veta për çka falënderoj të gjithë drejtorët dhe koordinatorët e cilësisë të Spitaleve të Përgjithshme në Kosovë’, - ka pohuar kryeinspektorja Baraku.   
Progamni është vlerësuar shumë i dobishëm edhe nga drejtorët dhe koordinatorët e cilësisë si në aspektin e ngritjes së cilësisë, po ashtu edhe në bashpëunimin e spitaleve të përgjithshme me Inspektoriatin e Shëndetësisë.  Ata kanë karkuar që takimet e kësaj natyre të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Foto Shkallet 1.jpg
Pas takimit janë vizituar disa repartet të Spitalit të Përgjithshëm në Prizren.


Fillon java e të ushqyerit me qumësht gjiri në Kosovë

Prizren, 01 tetor 

Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Dr. Currë Gjocaj, drejtori i Spitalit të përgjithshëm të Prizrenit, Dr.sc. Afrim Avdaj dhe zëvendësshefi i UNICEF-it për Kosovë, James Mugaju, të enjten në Spitalin e Prizrenit kanë hapur aktivitetet e shënimit  të “Javës së të ushqyerit me gji të nënës "

1 Curr Gjoci.jpg

Drejtori i përgjitshëm i Spitalit në Prizren, Dr.sci.  Afrim Avdaj, në emër të stafit menaxhues dhe personelit të spitalit ka falnderuar UNICEF-in që spitalin e Prizrenit e ka  përzgjedhur për promovimin e aktiviteteve të javës së të ushqyerit me gji të nënës, ndërsa drejtorin e përgjithshëm të SHSKUK-së, Dr. Curr Gjocaj, për angazhim dhe përkrahjen e realizimit të reformave në shëndetësi dhe arritjen e cakut të duhur.
”Ne jemi të përkushuar që të bëjmë më të mirën e mundshme në shëndetësi. Besoj se ky përkushtim i të gjithë neve do të rezultojë me sukseset që janë synimet në  agjendën tonë të përbashkët për krijimin e kushteve sa më të mira për punë dhe shërbime sa më cilësore për pacientë”,- theksoi drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Dr. sci. Afrim Avdaj. 
Zëvendësshefi i UNICEF-it për Kosvë, James Mugaju, e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm këtë javë, duke shprehur përkushtimin e vazhdueshëm të përkrahjes për shëndetin e fëmijëve në K.osovë
”Ne si UNICEF ju konsiderojmë si një model i mirë për vizionin dhe angazhimin për të pasur një sistem më të mirë shëndetësor në Kosovë.  Shoh se punën e bëni me pasion dhe dëshirën për të bërë  ndryshime, dhe që ky ndryshim e bën dallimin në jetë. Të gjithë duhet të angazhohemi dhe të punojmë për një Kosovë të fuqishme dhe me fëmijë të shëndoshë, sepse  ata janë e ardhmja e Kosovës’,-pohoi zëvendësshefi i UNICEF-it, James Magaju, duke shprehur mirënjohje për stafin menaxhues dhe gjithë personelin e Spitalit të Prizrenit.

2 Curr Gjoci.jpg

Ndërkaq, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Dr. Currë Gjocaj,  këto aktivitete i  ka vlerësuar si ngjarje të një mesazhi jashtëzakonisht të rëndësishëm për fëmijët që po riten nga nënat tona.
”Jemi shtet i ri dhe kemi pasur mangësi,por kemi edhe rritje substanciale në shëndetësi, kemi ndërtuar politikat vizionare, kemi përmirësuar defektet ligjore dhe jemi në fillim të reformave të reja në shëndetësi, dhe në këto refarorma pa dyshim se vend kyç zenë shëndeti i nënës dhe fëmijëve.  Është kënaqësi që dy vitet e fundit nuk kemi asnjë vdekje maternale dhe kemi ulje të ndjeshme të vdekshmërisë prenatale.  Ky është rezulltat i punës dhe angazhimit të punëtorëve  shëndetësor dhe bashkëpunimit me agjencione dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare,  në veçanti UNICEF-in, për bashkëpunimi dhe përkrahjen e vazhdueshme që është duke dhënë jo vetëm për këtë fushë shumë të rëndësishme që lidhet me shëndetin e fëmijëve dhe nënave, por edhe fushat tjera siç është vaksinimi i fëmijëve.Ne do të angazhohemi që këtë javë ta përcjellim mesazhin kryesor se gjidhënja është shumë e rëndësishme, jo vetëm si koncept i ngopjes së fëmijës, por edhe ruajtja e fëmijës prej sëmundjeve të ndryshme”, theksoi drejtori i përgjithshëm i SHSKUk-së, dr. Curr Gjocaj, duke dhënë edhe fjalë miradie për Spitalin e Prizrenit, i cili veqohet për suksese të jashtëzakonshme dhe që është zgjedhur si  fokus për promovimin e gjidhënjes dhe që do të reflektojnë edhe te të tjerët. 
3 Curr gjoci.jpg

Aktivitetet kanë vazhduar me vizitën e lehonave me fëmijët e porsalindur hde shpërndarjen e nga një buqete me lule të freskëta. 



Përurohet një pjesë e renovuar e repartit të Neurologjisë

Prizren, 01 tetor

Drejtori  ekzekutiv, Dr.sci. Afrim Avdaj dhe shefi i repartit të Neurologjisë, Dr. Mensur  Vllaqo, të enjten, kanë përuruar një pjesë të renovuar të repartit të Neurologjisë.
“Qëllimi ynë është krijimi i kushteve sa më të mira për punë dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për pacientë”,-tha drejtori  Avdaj

Prnaim Teknik 1.jpg

Ndërsa shefi  i repartit të Neurologjisë, Dr. Mensur Vllaqo, në emër të pesronelit të repartit  ka falënderuar  drejtorin ekzekutiv  për investimet e kryera në repartin e Neurologjisë.
“ Është një investim shumë i qëlluar. Ne falënderojmë drejtorin që në vazhdimësi ka treguar gatishmërinë  për  investime dhe krijimin e kushteve për punë sa më të mirë në repartin e Neurologjisë”, -pohoi Dr. Vllaqo.
Punimet do të vazhdojnë edhe në renovimin e pjesës së mbetur të repartit të Neurologjisë.
  

Donacion në shtretër, dyshekë dhe kabina për pëcientë

Prizren, 30 shtator 

Falë gatishmërisë dhe shpirtit vullnetmirë të Nazmi Bytyqit,  që punon në Gjermani, të mërkurën, Spitali i  Përgjithshëm “Prim.dr. Daut Mustafa” në Prizren ka pranuar një donacioni në shtretër, dyshekë dhe kabina shtrati për pacientë. 

Donacioni 1.jpg
Në pamundësi që vet të jetë present në dorëzimin e donacionit, në emër të Nazmi Bytyqit,  donacioni është dorëzuar nga i ati, Qazim Bytyqi. 
“Djali im, Nazmiu, qe 17 vite punon në Gjermani . Unë gjithmonë e kam këshilluar dhe i kam sygjeruar që kur t’i jepen mundësitë të  ndihmon Kosovën dhe popullin e vet. Dhe ka dashtë Zoti që  sot Spitalit të Prizrenit t’I dorëzohen këta shtretër që do të jenë në të mirë të popullatës”,-pohoi  Qazim Bytyqi 
Në emër të Spitalit të përgjithshëm “Prim.dr. Daut Mustafa” donacioni është pranuar nga drejtori i Infermierisë, Shyqri Hasani
“Ky donacion është i mirëseardhur dhe do të vihet menjëherë në shërbim të pacientëve të shtrirë në spital”-pohoi drejtori i Infermirisë, Shyqri Hasani.
Drejtoria e Spitalit të përgjithshëm “Prim.dr. Daut Mustafa” në prizren falënderon dhe u shpreh mirënjohje donatorit Nazmi Bytyqi, si dhe drejtorit të Spitalit në Bochum të Gjermanisë.


Me fat Kurban Bajrami!

Drejtoria 



Interesim i mjekëve gjermanë  për bashkëpunim me Spitalin e Prizrenit

Prizren, 20 shtator 2015

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm  në Prizren, Dr. sci. Afrim Avdaj, të dielën ka pritur në takim dy kirurgë të fëmijëve  që punojnë në Klinat e Kirurgjisë në Gjermani, Prof. Ass. Dr. Selmai Turial, kirurg dhe shef i Klinikës së  Kirurgjisë së Fëmijëve në Weisbaden  dhe  Dr.med.  Xhevdet Ademaj, kirurg në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Marburg.
Vizite e mjekeve gjermane, 20.09.2015.jpg

Drejtori i përgjithshëm Dr. sci. Afrim Avdaj  ka falënderuar për vizitën dhe  ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit të dyanshëm.
“Ne jemi shumë të kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi me shtetin e Gjermanisë në të gjitha fushat, përfshirë edhe mjekësinë. Vizita e juaj dhe vendosja e një bashkëpunimi në mes Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit dhe Klinikave respekteve nga Gjermani  do të jetë edhe një hap shumë i rëndësiëhëm  i shkëmbimit të përvojave, zhvillimeve më të reja në fushën e mjekësisë dhe vendosjen e bashkëpunimit të dyanshëm, duke respektuar parimet e SHSKUK-së”,-theksoi drejtori  Avdaj  
Nga ana tjetër, dy kirurgët nga Gjermani kanë falënderuar  për mikprirtjen dhe vendosjen e bashkëpunimit me Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.
“Kjo vizitë ka për qëllim vendosjen e bashkëp[unimit në mes spitalit të Prizrenit me klinikat gjermane. Bashkëpunimi ndërinstitucional do të jetë me efekte shumë pozitive dhe shumëdimenzionale”, - tha prof. ass. Turial.
Në  takim është biseduar edhe për mundësitë e organizimit të një simpoziumi të përbashkët ndërkombëtar  për Kirurgji Minimale  Invazive.


Ligjërata për ngritje të cilësisë së shërbimeve shëndetësore

Prizren, 18 shtator  

Në kuadër të avancimit të punës profesionale dhe rritjes së kualitetit të shërbimeve shëndetësore, dhe aplikimit të medotave dhe të arriturave më të reja në mjekësi, të premten, në amfiteatrin e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. dr. Daut Mustafa” në Prizren janë mbajtur dy ligjërata tematike në fuyshën e infermierisë. 
 `8.09.2015-Lumnije Hoxha.jpg
Shqipe Ajgeraj, reparti i patologjisë,  ka mbajtur ligjëratën ”Marrja dhe përgatitja teknike e materialit histopatologjik”, kurse Lumnije Hoxha, reparti i gjinekologjisë, ka mbajtur ligjëratën ”Kujdesi infermieror te hemoragjitë postpartale”.
18.09.2015-Shqipe Ajgeraj.jpg

Ligjëratat janë mbajtur në akudër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, ndërsa i pranishëm ishte edhe drejtori i Infermierisë, Shyqri Hasani. 


Diskutohet Farmakovogjilenca

Prizren, 16 shtator 2015

Me ftesë të shefit të barnatores së spitalit, Mr.Ph. Muharrem Rama, të mërkurën është mbajtuar një takim me të gjithë shefat  dhe kryeshefat e reparteve. Në këtë takim është biseduar për Farmakovigjilecën, me theks të veçant planifikimi dhe përdorimi i barnave. Në këtë takim ka prezentuar edhe drejtori ekzekutiv, Dr. sci. Afrim Avdaj.

Farmakovigjilenca- Kolegjiumi i shefave te reparteve, 16.09.2015.jpg


Takim i përbashkët i Bordi Profesional  me Kolegjiumin e shefave të reparteve

10 shtator 2015

Bordi Profesional dhe Kolegjiumi i Shefave të Reparteve , të enjten, ka mbajtur takimin e përbashkët ku janë shqyrtuar tema të rëndësishme dhe janë marrë disa vendime që kanë për qëllim ngritjen e cilësisë dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për pacientë.
Në këtë takim ka prezentuar edhe drejtori ekzekutiv, Dr. sci. Afrim Avdaj

Bordi Profesional me Kolegjiumin e shefave te reparteve, 10.09.2015.jpg

Drejtori ekzekutiv priti në takim kryetarin e sindikatës

Prizren, 25 gusht 2015

Drejtori  ekzekutiv  i  Spitalit të Përgjithshëm , Dr.sci. Afrim Avdaj, të martën, ka pritur në takim kryetarin e sapozgjedhur të Sindikatës së Spitalit të Përgjithshëm “Prim,Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Dr. Shkëlzen Krasniqi.

Dr Shkelzeni.jpg


Në takim është biseduar për bashkëpunimin e dyanshëm, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira të punës për punonjësit shëndetësorë. 
 “Uroj për zgjedhjen tuaj në krye të Sindikatës. Ju dëshiroj suksese, duke ju ofruar bashkëpunim të plotë në të gjitha fushat”, - tha drejtori ekzekutiv, Dr.sci. Afrim  Avdaj
 “Ishte një takim me interest ë dyanshëm. Ne si sindikatë e pavarur  jemi për bashkëpunim me drejtorinë dhe organet tjera të spitalit për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe për të ndihmuar në  zgjidhjen e problemeve  të tyre me mirëkuptim dhe në suaza të Ligjit të Punës dhe Kontratës Kolektive”,- theksoi  kryetari i sindikatës, dr. Shkelzën Krasniqi.


REAGIM

Prizren, 05.08.2015 

Drejtoria e Spitalit të Përgjithshëm ”Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren dënon sulmin fizik ndaj infermierit të radiologjisë, Imer  Ademoviq, i cili është sulmuar në vendin e punës, në ora 05.30 të mëngjesit.

Në deklaratën e infermierit, Imer Ademoviq ndër tjera thuhet : “Në ora 5.30 të mëngjesit kisha 3 pacientë për rentgen. Derisa punoja me pacientin e parë, përcjellësi i pacientit tjetër ka ardhur në vendin e punimit të filmave, më ka ofenduar dhe më ka sulmuar fizikisht. Pas sulmit e kam thirr shefin e radiologjisë, Dr. Arsim Kabashin, i cili ishte kujdestar, dhe më pas e kam thirr edhe policinë”,- deklaron tekniku, Imer Ademoviq. 

Sulmet ndaj mantilbardhëve, të çfardo përkatësie etnike dhe çfardo lloji qofshin ato, janë të papranueshme, të shëmtuara dhe nuk përkojnë me një shoqëri të lirë dhe demokratike. Sulmet e tilla përveç se janë sulm ndaj integritetit të individit janë sulme ndaj institucioneve të Kosovës, në këtë rast ndaj institucionit shëndetësor. 

Drejtoria e Spitalit të Përgjithshëm ”Prim.Dr.Daut Mustafa” në Prizren dënon sulmin ndaj infermierit në fjalë dhe kërkon që me rastin të merren organet kompetente. 


Drejtori i përgjithshëm viziton repartin e internës

Prizren, 15 korrik

Drejtori i përgjithshëm i spitalit të Prizrenit, Dr. sci. Afrim Avdaj, i shoqëruar edhe nga drejtori i Infermierisë, Shyqri Hasani, të mërkurën, ka vizituar Departamentin e Internës, përkatësisht repartin e internës dhe kujdesin intenziv. 
Kryeshefi i departamentit të Internës, Dr. Ali Hoti, ka njoftuar për punët dhe shërbimet që kryhen në këtë departament, duke falënderuar drejtorin për kujdesin e vazhdueshëm që ka treguar për investimet në rregullimin e hapësirave dhe krijimin e kushteve sa më të mira për punë dhe shërbime sa më cilësore për pacientë në të gjitha repartet e këtij departamenti, duke vequar edhe fillimin e punimeve  në renovimin e hapësirave të brendshme në repartin e Pulmologjisë dhe Neurologjisë

Interno 1.jpg

Edhe shefi i repartit të Internës, Dr. Halim Halili, drejtorin e përgjithshëm e ka falënderuar për vizitën dhe punët e kryera në repartin e internës, që dukshëm kanë përmirësuar kushtet për punë.
Dr. Drita Xhurxhealo dhe Dr. Zarije Jusufi  kanë raportuar për punën dhe pranimet e kryera gjatë orarit të punës, përkatësisht kujdestarisë për ditën e caktuar.
Drejtori i përgjitjhshëm, duke parë nga afër punët dhe shërbimet që kryhen në këtë departamnent, është shprehur i kënaqur dhe ka falënderuar stafin për angazhim dhe përkushtimin në punë, ndërsa ka shprehur gatishmërinë për investime të vazhdueshme në këtë departament, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për punë dhe ofrimin e shërbimeve për pacientë.
“ Unë si drejtor jam i kënaqur me punën dhe përkushtimin tuaj. Ju falënderoj dhe përgëzoj për angazhimin dhe punën e mirë që jeni duke kryer dhe ju premtoj se përmirësimi i kushteve të punës në këtë departament kanë qenë, janë dhe do të jenë me prioritet. Krahas përmirësimit të kushteve për punë do të ëngazhohemi që të përmirësohet kualiteti i shërbimeve dhe kushteve për pacientë ”, - tha drejtori Avdaj. 

Interno 2.jpg

Gjatë vizitës është zhvilluar edhe një bashkbisedimin me të gjithë mjekët e repartit të internës, kujdesit intenziv dhe njësisë koranre. Në këtë bashkëbisedim shefi i Njësisë koronare, Dr. Shemsedin Shabollari, si çështje me rëndësi ka përmendur trajtimin e pacientëve me  infarkt akut, përkatësiht transportim për QKUK për trajtim invaziv.
Në kuadër të Departamentit Internistik funksionojnë: Reparti i Internës, Kujdesit Intenziv, Njësia Koronare, Reparti i Pulomlogjisë, Neurologjisë, Psikiatrisë, Infektivës, Dermatovenerologjisë dhe Hemodializës


Ligjërata për ngritje të cilësisë së shërbimeve shëndetësore

Prizren, 19 qershor 

Në kuadër të avancimit të punës profesionale dhe rritjes së kualitetit të shërbimeve shëndetësore, dhe aplikimit të medotave dhe të arriturave më të reja në mjekësi, të premten, në amfiteatrin e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. dr. Daut Mustafa” në Prizren janë mbajtur dy ligjërata tematike në fushën e infermierisë. 

 Infermjeri1.jpg

Arlinda Shatri, infermiere në repartin e Neurologjisë, ka mbajtur ligjëratën ”Kujdesi infermieror te pacientët me ICV, kurse Shemsi Saramati, infermier në repartin e Kirurgjisë, ka mbajtur ligjëratën ”Kujdesi infermieror perioperativ”.

Infermjeri2.jpg

Ligjëratat janë mbajtur në akudër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, ndërsa të pranishëm ishin edhe drejtori i Infermierisë, Shyqri Hasani, dhe kryeinfermieri i Departamentit Internistik, Agron Nebiu.

Ligjërata për ngritje të cilësisë së shërbimeve shëndetësore

Prizren, 29 maj 

Në kuadër të avancimit të punës profesionale dhe rritjes së kualitetit të shërbimeve shëndetësore, dhe aplikimit të medotave dhe të arriturave më të reja në mjekësi, të premten, në amfiteatrin e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. dr. Daut Mustafa” në Prizren janë mbajtur dy ligjërata tematike nga fusha e kirurgjisë, gjejësisht oftamlologjia dhe kirurgjia. 
 
Ligjerata 1.jpg

Dr. Shani Bajraktari, oftalmolog, ka mbajtur ligjëratën ”Trauma okulare dhe trajtimi i saj”, ndërsa Dr. Bajram Duraj, kirurg, ka mbajtur ligjëratën ”Sistemi i pikzimit në diagnostifikimin dhe trajtimin e apendicititit akut te fëmijët dhe adultët”.

Ligjerata2.jpg

Ligjëratat janë mbajtur në akudër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, ndërsa të pranishëm ishin edhe drejtori ekzekutiv, Dr.sc. Afrim Avdaj, dhe drejtoresha mjekësore, dr. Lumnije Hoxha

Angazhim i përbashkët për zvogëlimin e rasteve të sëmundjes së tuberkulozit

Prizren, 18 maj

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, Dr.sci. Afrim Avdaj, të hënën ka pritur në takim menaxheren e Pogramit Kombëtar të Tuberkulozit, dr. Majlinda Gjocaj dhe përfaqësuesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dr. Gazmend Zhuri.  Në takim është biseduar për angazhimin e përbashkët për zvogëlimin e rasteve të sëmundjes së tuberkulozit.

Turbokulozi 1.jpg

“Qëllimi i vizitës është njohja me punën, angazhimin , bashkëpunimin dhe ecurinë e Programit Global të Tuberkulozës në regjionin e Prizrenit dhe përpjekjet e vazhdueshme në luftën kundër zvogëlimit të rasteve të sëmundjes së tuberkulozit, “, - theksoi Dr. Majlinda Gjocaj, duke falënderuar Fondacionin Global për Tuberkulozë, që nga viti 2006 është duke mbështetur Programin në Kosovë dhe gatishmërinë e përhkrahjes edhe në tri vitet e ardhshme.
Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjhithshëm, Dr.sci. Afrim Avdaj, ka shprehur gatishmërinë e përkrahjes dhe iniciativave që kanë për qëllim zvogëlimin e rasteve me tuberkulozë. “Te ne është krijuar një traditë e përkujdesjes ndaj të sëmurëve me TB dhe ne jemi të gatshëm të marrim të gjitha masat dhe angazhimet tona për zvogëlimin e rasteve të TB-së, ndërsa synimi kryesor mbetet zhdukja e tërësishme e paraqitjes së TB-së,-pohoi drejtori Avdaj.
Tuborkulozi2.jpg

Pas takimit me drejtorin e përgjithshëm, menaxherja e Programit Kombëtar të Tuberkulozit, dr. Majlinda Gjocaj dhe përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Gazmend Zhuri, në shoqërim të drejtoreshës mjekësore, Dr. Lumnije Hoxha, kanë vizituar repartin dhe ambulancat e pulmologjisë, ku nga shefja e rapartit të Pulmologjisë, Dr. Shpresa Maralushaj, dhe Dr. Natyre Mollafetahu janë njoftuar për punën që kryhet në këtë repart.  

Drejtori vizitoi repartin e hemodializës

Prizren, 8 maj 2015

Drejtori i përgjithshëm, Dr. sci. Afrim Avdaj, të premten vizitoi repartin e Hemodializës. Nga shefi i repartit, Dr. Rexhep Hapçiu, dhe kryeinfermierja e repartit, Hanëmshahe Jasharri, është njoftuar për punën që është duke u kryer në këtë repart, ndërsa në bisedë me pacientët është njoftuar me përshtypjet dhe opinion e tyre lidhur me shërbimet e ofruara. 
Vizit Dializes.jpg

“Për shkak të rritjes së numri të pacientëve, sipas mundësive, kërkojmë rregullimin e hapësirës shtesë, gjegjësisht shtimin edhe të një salle me të paktën edhe  për 4 krevate. Kjo për arsye se numri i rasteve me hemodializë është në rritje dhe se gjatë sezonës së verës shërbime kërkojnë edhe pacientët që vijnë për pushime në Kosovë”, - tha shefi i repartit të Hemodializës, Dr. Rexhep Hapçiu.
Drejtori ka falënderuar personlin për punën që janë duke kryer, ndërsa pacientëve u ka premtuar angazhimin për krijimin e hapësirave dhe kushteve sa më të mira për ofrimin e shërbimeve të kërkuara. 
“Shpreh falënderimin për punën e gjithë personlit të hemodializës,sepse nga biseda që bërë me pacientët, ata janë shumë të kënaqur me  trajtimin dhe shërbimet e ofruara nga personlei i hemodializës. Unë do të angazhohem maksimalisht për rregullimin e hapësirës shtesë edhe për disa shtretër , me qëllim që krijimit të hapësirave dhe kushteve sa më të mira për ofrimin e shërbimeve për pacientët me dializë”, - theksoi drejtori i përgjithshëm, Dr. Sci. Afrim Avdaj. 
Reparti i Hemodializës katualisht ka 33 shtretër. Gjatë muajit prill në repartin e hemodializës janë kryer  2184 dializa. Shërbime marrin 172 pacientë të rregullt nga pesë komunat e rajonit të Prizrenit,  prej  tyre nga Rahoveci 28, Suhareka 29, Malisheva 18, Dragashi 11, Shqipëria 6, ndërsa 8 pacientë kanë qenë nga vendet e ndryshme, që gjenden për pushime ose punë në Kosovë. 


Fillon punën arka qendrore

Prizren, 28 prill 2015 

Nga dita e sotme në Spitalin Rajonal në Prizren ka filluar punën arka qendrore. Vënia në funksion e arkës qendrore ka për qëllim shtimin e afikasitetit dhe lehtësimin e shërbimeve për pacientë. Krahas pagesës, aty do të jepen të gjitha informacionet e duhura dhe do të bëhet lista e pritjes për lëmi të caktuara.  

arka qendrore.jpg


Spitali Rajonal i Prizrenit pranon donacion 33 krevatë 

Prizren, 20 prill 2015

Spitali Rajonal i Prizrenit ka pranuar 33 krevatë (shtretër për pacientë), qw erdhën si donacion nga Dr. med. Bujar Beqiraj, mjek në “Kantonalspital” në Wintertur dhe Antigona Kicaj, pronare e klinikës “Panta-med” në Wintertur.
Donacioni 2 zvicran.jpg

Në emër të Spitalit Rajonal të Prizrenit ka falënderuar drejtori i përgjithshëm, Dr.sci. Afrim Avdaj. “Ky donacion është i mirëseradhur dhe do të jetë në shërbim të gjithë pacientëve të shtruar në spitalin tonë dhe do të ndikojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore,”,- tha drejtori Avdaj, duke falënderuar të gjithë ata që ndihmuan që krevatët nga dita e sotme të jenë në shërbim të pacientëve.

Në pamundësi të ardhjes në Prizren, donatorët kanë dërguar një letër përmes së cilës tregojnë dashurinë dhe gatishmërinë për të ndihmuar shëndetësinë dhe popullin e Kosovës.
“Qëllimi i këtij donacioni është vullneti dhe dëshira për ndihmë të sistemit shëndetësor dhe popullit në nevojë. Është kënaqësi që sot do të japim ndihmën tonë për përmirësimin e kushteve në Spitalin e Prizrenit. Edhe pse jemi të integruar në Zvicër, prap ndjenja, lidhshmëria dhe dashuria për vendlindje është shumë e madhe. Shëndetësi më të mirë për të gjithë!”, - shkruajnë në letër  e Dr. Bujar Beqiraj dhe Antigona Kicaj 
 Donaciono 1 Zvicran.jpg
Në shenjë falënderimi Spitali Rajonal i Prizrenit me mirënjohje ka nderuar dy dhuruesit e donacionit, Dr. med. Bujar Beqiraj, mjek në “Kantonalspital” në Wintertur dhe Antigona Kicaj, pronare e klinikës “Panta-med” në Wintertur, si dhe sekretarin permanent të Ministrisë së Shëndetësisë,Gani Shabanin, dhe shefin e Drejtorisë Rajonalet ë Doganës në Prizren, Kujtim Qafleshi.


Diskutohet hapja e Qendrës së Dializës në Rahovec

Prizren, 1 prill 2015

Drejtori i Spitalit Rajonal të Prizrenit, Dr.sci. Afrim Avdaj, shefi i Repartit të Dializës në QKUK, Prof.dr. Ymer Elezi, drejtori  i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Rahovec, Munib Dërguti, shefi i Repartit të Dializës në Spitalin Rajonal në Prizren, Dr. Rexhep Hapqiu,  dhe përfaqësuesi i firmës “Meditek”, Agron Sadiku, të martën, në Prizren kanë diskutuar hapjen e Qendrës së Dializës në Rahovec.

Dializa rahovecit.jpg

Në këtë takim është vlerësuar iniciativa për hapjen  Qendrës së Dializës në Rahovec, që ka një rëndësi të madhe për të gjithë pacientët dhe banorët e kësaj komune, por që për hapjen e një qendre të tillë duhet plotësuar disa kritere dhe standarde të përcaktuara për funksionimin e dializës, e cila ka specifika të veçanta dhe që duhet plotësuar.

Në fund të takimit janë dhënë rekomandimet për hartimin e njw dokumenti të detalizur, ku do të specifikohen të gjitha hallkat efunksionimit të dializës, përfshirë planifikimin professional, përgjegjësitë, resusret humane, infrastrukturën dhe koston e shepnzimeve. Ky dokument do të përgatitet nga shefi i repartit të Dializës në QKUK, Prof.dr. Ymer Elezi, shefi i repartit të Dializës në Spitalin Rajonal në Prizren, Dr. Rexhep Hapqiu dhe një përfaqësues i komunës së Rahovecit. 

 
Ligjërata për ngritje të cilësisë së shërbimeve shëndetësore

Prizren, 21 mars  2015

Në kuadër të avancimit të punës profesionale dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore, të premten, në amfiteatrin e Spitalit Rajonal në Prizren janë mbajtur dy ligjërata.  
Dashurije Çoçoj ka mbajtur ligjëratën ”Droga dhe alkooli”, ndërsa Faik Daçi ka mbajtur ligjëratën ”Kujdesi infermior ndaj pacientit terminal”.

Ligjerat per ngritje dhe cilsi 21.03.2015.jpg

“Droga dhe alkooli janë dy rreziqe që atakojnë popullatën, me theks të veçantë  moshat e reja. Është obligim i të gjithë neve të kujdesimi ndaj moshave të reja me dhënien e këshillave dhe të punojmë me ta, që ata të jenë larg drogës dhe alkolit si dy dukuri që rrezikojnë shëndetin dhe vet jetën e njeriut”,- theksoi Dashurije Çoçaj, kryeinfermiere në Repartin e  Oftalmologjisë.   
“Kujdesi infermieror i pacientit terminal është i një rëndësie të veçantë. Duhet të jemi sa më afër pacientit, të kemi kontakt të vazhdueshëm me të dhe familjarët e tij, në mënyrë që pacienti të ndihet sa më komod dhe të ketë besim në veten e tij dhe personelin mjekësor”,- pohoi Faik Daçi, infermier në Kujdesin Intenziv Qendror.   
Takimi është organizuar në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, ndërsa të  pranishëm ishin edhe drejtori i infermierisë, Shyqri Hasani dhe kryeinfermieri i Departamentit të Kirurgjisë, Ramiz Kabashi.


Reagim ndaj artikullit të botuar në Indeksonline.net, gjegjësisht deklaratave të dhëna nga kryetari i SHDP-së, Nazmi Berisha

Prizren, 12 mars 2015

Bordi Profesional në takimin e mbajtur të enjten, më 12.03.2015 ka reaguar ndaj artikullit të botuar në Indeksonline, gjegjësisht deklaratave të dhëna nga kryetari i SHDP-së, Nazmi Berisha. 
Më datën 06.03.2015, në portalin Indeksonline.net është publikuar një artikull  me titull “Mënyra e komunikimit në gjinekologji meriton çdo dënim”. Në këtë artikull që, sipas Indeksonline.net, bëhet fjalë për një rast të ndodhur në repartin e Gjinekologjisë në QKUK, në pargarafin e fundit, është përmendur edhe Spitali Rajonal i Prizrenit, ku thuhet:  “Një rast i ngjashëm si i Sabilës raportohet të ketë ndodhur edhe në qytetin e Prizrenit ku kohë më parë një nëne lehonë i kishte vdekur fëmiu në bark si pasojë e neglizhencës së mjekëve të spitalit të Prizrenit, të cilët në momentin e lindjes së lehonës ishin duke shikuar television".

Reagimi ndaj gazetes expres.jpg

Reagimi i Bordit Profesinal:

1. Ne respektojmë dhe çmojmë punën e medieva, në rastin konkret portalin Indeksonline.net, në informimin e publikut. Gjithashtu ne vlerësojmë punën e shoqatave që merren me të drejtat e pacientëve, sepse edhe puna jonë është e fokusuar për të ofruar shërbime sa më efikase dhe sa më cilësore për pacientë. Por, në të njejtën kohë jemi të detyruar të reagojmë dhe të informojmë opinion se deklarata dhe konstatimi i dhënë nga kryetari i SHDP-së, Nazmi Berisha, dhe i publikuar në portalin Indeksonline.net nuk është vërtetë. 
2. Pavarësisht arsyetimit nga autorja e artikullit se paragrafi është marrë nga deklarata e kryetarit të  SHDF-së, Nazmi Berisha Indeksonline.net është dashur të kontaktojë me zyrtarin e komunikimit të Spitalit Rajonal të Prizrenit për të mësuar të vërtetën rreth konstatimit të dhënë nga kryetari i SHDP-së, aq më tepër kur nuk dihet se për çfarë rasti bëhet fjalë.  
3. Deklarata dhe konstatimet e dhëna nga kryetari i SHDP-së, Nazmi Berisha, janë të pabaza, të pavërtetë dhe tendencioze, që kanë për qëllim dëmtimin e imazhit dhe punën që kryhet në  Repartin e Gjinekologjisë, ku vetëm gjatë vitit 2014 janë kryer mbi 4000 lindje.
  
4. Spitali Rajonal i Prizrenit vlerëson bashkëpunimin dhe gjithmonë do të vazhdojë këtë bashkëpunim me të gjitha mediet dhe shoqatat për të drejtat e pacientëve. Por, nga to, kërkon qasje korrekte, raportim të drejtë, të bazuar në fakte, pa anime, pa paragjykime dhe pa tendencë për të zhvlerësuar dhe njollosur punën e mantilbardhëve, sepse deklaratat të tilla përveq dëmitmit të imazhit shkaktojnë edhe huti dhe pasiguri te pacientët.
5. Për rastin në fjalë do të njoftohet edhe drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, nga i cili do të kërkohet rishikimi i pozicionimit dhe bashkëpunimit me SHDP-në, përkatësisht drejtorin Nazmi Berisha.
 
Strategji e përbashkët bashkëpunimi në mes Spitalit Rajonal të Prizrenit dhe Spitalit të Kukësit 

Prizren, 11 mars 2015

Drejtori i Spitalit Rajonal të Prizrenit, Dr. Afrim Avdaj, dhe drejtoresha e Spitalit të Kukësit, Dr. Hasije Zeneli,  në takimin e mbajtur të mërkurën në Kukës, kanë diskutuar për bashkëpunimin mes dy spitaleve, gjegjësisht strategjinë e përbashkët për ofrimin e shërbimeve për pacientët e veriut të Shqipërisë.   
Takim deleg Kuksit.jpg
Në këtë takim udhëheqësit e dy spitaleve janë dakorduar  që bashkëpunimi të jetë i shtrirë në të gjitha fushat mjekësore, ndërsa për rrethanat aktuale Spitali Rajonal i Prizrenit për pacientët e Veriut të Shqipërisë do të ofrojë shërbime që aktualisht nuk mund të ofrojë spitali i Kukësit.
Drejtori Avdaj dhe drejtoresha Zeneli janë dakorduar që Spitali Rajonal i Prizrenit për pacientët e veriut të Shqipërisë të ofrojë shërbime për  Hemnodializë, Mamografi, Ekzaminime histopatologjike dhe bakteriologjike dhe Intervenimet laparaskopike.
Kjo strategji bashkëpunim do t’u propozohet niveleve më të larta, si SHSKUK-së, Ministrisë së Shëndetësisë dhe qeverive për konkretizim të marrëveshjeve ndërshtetërore.  


Dr. Afrim Avdaj merr gradën shkencore “ DOKTOR SHKENCE”

Prizren, 09 mars 2015

Drejtori i Spitalit Rajonal të Prizrenit, Dr. Afrim Avdaj, më datën 02.03.2015, ka mbrojtur me sukses diszertacionin e Doktoraturës, para jurisë së ngritur pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë,  dhe ka marrë gradën shkencore “DOKTOR SHKENCE” në fushën  Kirurgji e Përgjithshme. 
Doktorata 1.JPG

Mbrojtja e dizertacionit të doktoratuës me temë “Trajtimi i sëmundjeve ulçeroze gastrodueodenale të perforuar “  është kurorizim i një pune gjashtë vjeçare të identifikimeve, hospitalizimeve, trajtimeve, intervenimeve kirurgjike,  analizave, hulmtimeve, krahasimeve dhe rezultateve të krahinës së Dukagjinit. Punimi është vlerësuar lartë nga Komisioni i Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë,i përbërë nga emrat më të njohur të kirurgjisë shqiptare. 

Doktorata 2.JPG

“Kandidati Afrim Avdaj mbrojti në mënyrë të shkëlqyeshme disertacionin e doktoraturës dhe fitoi të drejtën e gradës shkencore “Doktor i shkencave” në fushën e Kirurgjisë së Përgjhithsme”, -  thuhet në vendimin e komsionit 5 anëtarësh me kryetar Prof. Dr. Mustafa Xhani.

Doktorata 3.JPG

Gradimi i Dr. Afrim Avdaj , në gradën më të lartë shkencore në fushën e Kirurgjisë së përgjithshme, është një sukses dhe e arritur e madhe për mjekësinë dhe qytetarët në përgjithësi, ndërsa Spitali Rajonal i  Prizrenit fitoi një kuadër, të munguar deri më tani, me titullin më të lartë shkencor  “Doktor i shkencave” në fushën e Kirurgjisë së Përgjithshme.

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Imet Rrahmani,  dhe drejtori i SHSKUK-së, Dr. Curr Gjocaj, vizitojnë Spitalin Rajonal të Prizrenit
 
Prizren, 25 shkurt 2015

Drejtori i Spitalit Rajonal  të Prizrenit, Dr. Afrim Avdaj, mr.sc., të mërkurën, ka pritur në takim ministrin e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Dr. Imet Rrahmani, dhe drejtorin e përgjithshëm të SHSKUK-së, Dr. Curr Gjocaj.
1 Vizita Ministrit.jpg

Drejtori Avdaj ka falënderuar ministrin e Shëndetësisë dhe drejtorin e SHSKUK-së për vizitën, ndërsa ata i ka njoftuar me vëllimin e punëve që kryhen në spital, ofrimin e shërbimeve  shëndetësore, si dhe sfidat dhe planet zhvillimore për të ardhmen.
“Ne jemi të angazhuar dhe të përkushtuar për të bërë më të mirën e mundshme për të ofruar shërbime sa më cilësore dhe sa më efikase për popullatën. Spitali qëndron mirë sa i përket furnizimit me barna dhe material harxhues. Vetëm gjatë vitit të kaluar në këtë spital janë kryer 5618 operime, 4018 lindje, 200 mijë vizita specialistike, si dhe janë ofruar shërbime edhe për banorët e rrethit të kukësit, duke veçuar njëmijë dializa për qytetarët e veriut të Shqipërisë”, - pohoi drejtori Avdaj. Ai ka  folur edhe për planet zhvillimore, realizimi i të cilave do të krijonte kushte dhe shërbime cilësore për pacientë, ndërsa si kërkesë imediate dhe që duhet të bëhet një zgjidhje sa më e shpejtë është sigurimi i një aparati të CT-së, pasi kërkesat për CT janë të mëdha, ndërsa me aparati ekzistues është tepër i  amortizuar. 
2 Vizita Ministrit.JPG
Nga ana tjetër ministri i shëndetësisë, Dr. Imet Rrahmani, ka falënderuar menaxhmentin dhe gjithë personelin e Spitalit Rajonal të Prizrenit  për punën e mirë që është duke u kryer dhe shërbimet që ofrohen për popullatën jo vetëm të rajonit të Prizrenit, por edhe të veriut të Shqipërisë.
 Ai personelin e spitalit e ka njoftuar me aspekte të reformës shëndetësore, si: Ligjin e sigurimeve shëndetësore, Odën e profesionistëve shëndetësor dhe angazhimin e MSh-së, që kjo reformë të vazhdoje me një kujdes të shtuar, me qëllimin që qytetarëve të vendit t’u sigurohen shërbime shëndetësore meritore.
 “Qëllimi i ynë është që përmes angazhimit të sinqertë të kthehet besimi i qytetarëve në institucionet shëndetësore publike dhe të njëjtën kohë të ndryshojë qasja e shoqërisë ndaj mantel-bardhëve, përkatësisht respektimi i dinjitetit të tyre”,- tha ministri Rrahmani, duke shprehur përkushtimin që me profesionistët shëndetësorë të trajtoj çdo problematikë në mënyrë të hapur, në mënyrë që të sigurohen zgjidhje praktike dhe qytetari i vendit të ketë kujdes shëndetësor cilësor në të gjitha nivelet.
Ministri ka kërkuar që secili punëtor shëndetësor të jap kontributin  për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për pacientët, ndërsa në mënyrë të veçantë ka kërkuar respektimin e ligjit për kontrollin e duhanit në institucionet shëndetësore, duke theksuar rëndësinë edhe impaktin që ka ky ligj në aspektin shëndetësor.
Edhe drejtori i përgjithshëm i SHSKU-së, Dr. Curr Gjocaj, ka vlerësuar punën e mirë dhe ofrimin e shërbimeve nga Spitali rajonal i Prizrenit, duke shprehur gatishmërinë  dhe angazhimin maskimal për të përkrahur punën në këtë spital dhe në rastin konkret të sigurohet aparati i CT-së.  Ai ka folur për reformat dhe aplikimin e tyre që janë më prioritare për shëndetësinë.
Në këtë takim të hapur kanë folur edhe anëtarë të Brdit Ekzekutiv dhe anëtarë të Bordit Profesional të Spitalit rajonal të Prizrenit, të cilët kanë prezantuar rezultatet e arritura në sektorë të veçantë dhe kanë adresuar çështje me rëndësi që duhet të trajtohen dhe të zgjidhen nga ana e drejtuesve më të lartë shëndetësorë. 
3 Vizita Ministrit.jpg
Minsitri i shëndetësisë dhe drejtori i SHSKUK-së, kanë vizituar edhe disa reparte të spitalit dhe kanë biseduar me pacientë të shtruar në spital. 
Vizita e e sotme e ministrit të Shëndetësisë, Dr. Imet Rrahmani, është e para në Spitalin Rajonal të Prizrenit

KFOR-i turk dhuron donacion për Spitalin Rajonal të Prizrenit 
Prizren, 22 janar 2015
Drejtori i Spitalit Rajonal, Dr. Afrim Avdaj, të enjten, ka pritur në takim përfaqësues të KFOR-it turk, ndërsa këta të fundit kanë dhuruar një donacion me material dhe pajisje mjekësore, që do të jenë në shërbim të pacientëve të shtruar në spital dhe atyre që kanë nevojë për shërbime shëndetësore.
Drejtori i spitalit, Dr. Afrim Avdaj,  e ka vlerësuar bashkëpunimin dhe ka falënderuar KFOR-in turk për donacionin e ofruar, që do të jetë në shërbim të gjithë pacientëve.

Kfori Turk 1.jpg

“ Ky takim ka për qëllim vazhdimin e bashkëpunimit të spitalit rajonal me KFOR-n turk. Ne jemi mirënjohjës dhe falënderojmë KFOR-in turk për kontributin dhe donacionet e ofruara për spitalin rajonal të Prizrenit, siç është edhe rasti i sotëm i dhurimit të një sasie të materialit dhe pajisjeve mjekësore”, - tha drejtori i spitalit rajonal, Dr. Afrim Avdaj. 
Nga ana tjetër majori i KFOR-it turk, Mutki Sahin, është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin dhe ofrimin e donacionit për spitalin Rajonal të Prizrenit.

Kfori Turk 2.jpg

“Ne do të vazhdojmë të përkrahim spitalin e Prizrenit dhe jemi shumë të gëzuar që donacionet tona sado pak të ndihmojnë qytetarët që kanë nevojë për ndihmë shëndetësore”,-pohoi major Sahin, duke shtuar se ky donacion dëshmon përkushtimin e shtetit të Turqisë për të përkrahur Kosovën në fusha të ndryshme.
Donacioni i KFOR-it turk është pranuar nga drejtori i Infermierisë, Shyqri Hasani

Bashkëpunim për shërbime sa më efikase dhe cilësore
Prizren, 21 janar 2015

Drejtori i Spitalit Rajonal, Dr. Afrim Avdaj, të mërkurën, ka pritur në takim drejtorin e Drejtorisë komunale për Shëndetësi, Dr. Zyber Rizanaj, dhe koordinatoren e Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional të Kujdesit Primar, Hanife Hoxha.
Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për të gjithë qytetarët

Drejtoria Komunale PZ.jpg

“Ne, si spital rajonal, jemi në gatishmëri të plotë të bashkëpunimit  me të gjitha institucionet dhe palët e interesuara, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore dhe sa më efikase për të gjithë pacientët që kanë nevojë për shërbimet shëndetësore”, - tha drejtori i spitalit rajonal, Dr. Afrim Avdaj. 
“Edhe ne , si drejtori komunale, jemi duke bërë përpjekjet maksimale për të qenë sa më të efektshëm në plotësimin e kërkesave dhe shërbimeve shëndetësore për pacientë. Ky takim ka për qëllim ofrimin e gatishmërisë së institucione komunale për bashkëpunim me spitalin rajonal për të bërë më të mirën e mundshme për pacientët”, - theksoi drejtori i Drejtorisë komunale të Shëndetësisë,  Dr. Zyber Rizanaj.
“Ne jemi shumë të përkushtuar dhe të angazhuar që të ofrojmë shërbimet sa më të mira shëndetësore  dhe të kemi kujdes të vazhdueshëm për  shtatzënat, nënat dhe fëmijët’, - pohoi  koordinatorja e ZHVPKP, Hanife Hoxha.
Me qëllim të koordinimit për ofrimin e shërbimeve sa më efikase dhe cilësore për pacientë,  palët u dakorduar që të organizohet një takim i përbashkët i drejtorit të Spitalit Rajonal, drejtorit të Drejtorisë komunale të Shëndetësisë dhe drejtorit të QKMF.   


Vlerësohet bashkëpunimi Spital Rajonal - FSK
Prizren, 9 janar 2015

Drejtori i Spitalit Rajonal të Prizrenit, Dr. Afrim Avdaj, të premten ka pritur në takim komandantin e Kazermës së FSK-së ”Lidhja e Prizrenit” në Prizren, njëherit edhe komandant i Kompanisë së Deminimit, kapiten Sejdi Krasniqi.
FSK.jpg

Drejtori i Spitalit Rajonal, Dr. Afrim Avdaj, ka falënderuar komandantin e kazermës së FSK-së ”Lidhja e Prizrenit”, kapiten Sejdi Krasniqi, duke shprehur gatishmërinë e plotë të bashkëpunimit të dy anshëm. “ Për mendimin tim, FSK-ja dhe Policia e Kosovës janë dy institucione tepër të rëndësishme, të qëndrueshme dhe që kanë ruajtur baraspeshën institucionale. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në të gjitha fushat që janë në të mirë të shtetit të Kosovës dhe gjithë qytetarëve të saj’, - tha drejtori i spitalit, Dr. Afrim Avdaj
Komandanti i Kazermës së FSK-së “Lidhja e Prizrenit”, kapiten Sejdi Krasniqi e ka vlerësuar  të suksesshëm vitin 2014, duke shprehur bindjen se viti 2015 do të jetë edhe më i suksesshëm për të gjitha institucionet e Kosovës dhe qytetarëve të saj, ndërsa në veçanti ka falënderuar menaxhmentin e spitalit për shërbimet e ofruara ndaj qytetarëve.
“Sot jemi për një vizitë në Spitalin Rajonal të Prizrenit për t’i falënderuar për  punën, sukseset dhe shërbimet e ofruara ndaj qytetarëve.  Të gjitha angazhimet  dhe shërbimet që bëhen në Spitalin Rajonal të Prizrenit, gjithnjë duke ju referuar bisedave dhe deklarimeve të pacientëve, janë për t’u admiruar dhe e bëjnë spitalin më të dalluar. Ne jemi të gatshëm dhe do të bashkëpunojmë në të gjitha rastet dhe fusha të ndryshme, me qëllim që t’u dalim në ndihmë dhe të jemi në shërbim të gjithë qytetarëve”, - pohoi kolonel, Krasniqi.
Në fund të takimit, komandantin e Kazermës së FSK-së” Lidhja e Prizrenit” në Prizren, kapiten Sejdi Krasniqi, drejtorit të Spitalit Rajonal të Prizrenit, Dr. Afrim Avdajt  i ka dhuruar një kalendar me emblemën e FSK-së.

Lind fëmija i parë djalë
Prizren, 01 janar 2015

Në ora 00.35 minuta, në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal në Prizren, ka lindur fëmija i parë në vitin 2015. Fëmija djalë është lindur nga 23 vjeçarja, Besarta Zmalaj nga Reshtani Suharekës, që për të është fëmija i parë dhe që ka sjellë gëzimin më të madh në jetë.
Fëmija i porsalindur është vizituar nga drejtori i Spitalit Rajonal të Prizrenit, Dr, Afrim Avdaj, i shoqëruar edhe nga stafi menaxherial.
Drejtori i spitalit, Dr. Afrim Avdaj dhe drejtoresha mjekësore, Dr. Lumnije Hoxha, kanë ndarë nga një dhuratë modeste për të porsalindurin dhe nënën e tij.
“Uroj gjithë ekipin kujdestar, jo vetëm këtu në repartin e lindjes, por në të gjitha repartet e spitalit, të cilët në këto momente të ndërrimit të moteve, kur të tjerët po festojnë,  janë duke kryer kujdestaritë për të qenë në shërbim të pacientëve, siç është edhe ky rast i lindjes së fëmijës së parë në spitalin tonë. Është një moment i veçantë kur këtu po vizitojmë fëmijën e parë të porsalindur. Sipas mjekëve kujdestarë  fëmija dhe nëna janë me gjendje të mirë shëndetësore. Me këto dhurata modeste ne përgëzojmë dhe urojmë që fëmija të ketë shëndet, ndërsa nëna shërim sa më të shpejtë. Uroj që viti 2015 të jetë vit i sukseseve edhe më të mëdha, ndërsa ne do të mundohemi dhe angazhohemi maksimalisht për të krijuar kushte që Kosova ta ruaj strukturën me popullatë të re dhe të shëndosh”,-pohoi drejtori i Spitalit Rajonal të Prizrenit, Dr. Afrim Avdaj.
Edhe nëna e fëmijës së porsalindur ka falënderuar ekipin mjekësor për shërbimin e ofruar. “Falënderoj ekipin e mjekëve dhe motrave që kanë treguar një kujdes dhe më kanë trajtuar në mënyrën më të mirë që nga momenti kur jam shtruar në repart dhe deri në këto momente kur djalin e kam pranë vetes”,- pohoi e emocionuar 23 vjeçarja, Besarta Zmalaj nga Reshtani i Suharekës, e cila në arkivin e Spitalit Rajonal të Prizrenit për vitin 2015 regjistrohet nëna e parë që solli në jetë fëmijën djalë.

00-2015.jpg
Foto: 01 janar 2015, ora 00.45 minuta. Drejtori i spitalit, Dr. Afrim Avdaj me stafit menaxheria në mesin e ekipit kujdestar të Repartit të Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë

Pas repartit të lindjes, drejtori i Spitalit Rajonal të Prizrenit, Dr. Afrim Avdaj, në shoqërim të drejtoreshës mjekësore, dr. Lumnije Hoxha, drejtorit të Infermierisë, Shyrri Hasani, kryeinfermierit kujdestar te departamenteve, Ramiz Kabashi dhe zyrtarit të komunikimit, Shefajet Berisha, kanë vizituar edhe ekipet tjera kujdestare në reparte.

Shpallen më të dalluarit për vitin 2014

Prizren, 31 dhjetor 2014

Në ditën përmbyllëse të vitit 2014, menaxhmenti i Spitalit Rajonal të Prizrenit ka shpallur punëtorët më të dalluar për këtë vit.
Menaxhmenti 2014.png
Drejtori i Spitalit Rajonal të Prizrenit, Dr. Afrim Avdaj, në emër të stafin menaxherial dhe gjithë të punësuarve i ka falënderuar të shpërblyerit për punën, angazhimin dhe përkushtimin e treguar gjatë vitit 2014. 
Mirënjohjet për të shpërblyerit i kanë ndarë kryeshefat dhe kryeinfermierët e departamenteve përkatëse.
Shpallja e punëtorëve/ve të dalluar për vitin 2014 sipas departamenteve
Departamenti Emergjencës dhe Reanimacionit
1. Dr. Rafet Abazi, anesteziolog (Anesteziologji)
2. Gulten Hapçiu, infermiere ( Mjekimi Intenziv Qendror)
3. Elvira Bahtijari, infermiere (Anesteziologji)
4. Lendita Elshai, infermiere ( Emergjencë)
5. Dashurije Xhemollari, instrumentare (Kirurgji) 
6. Aksel Kala, instrumentare (Oftalmologji) 
7. Esmere Rrahmani, instrumentare (Kirurgji
Departamenti i Diagnostikës
1. Dr. Elez Morina–radiolog (Radiologji)
2. Esma Elezi-fizoterapeute (Fizioterapi)
3. Jashar Lubiqeve, laborant (Laborator)
Departamenti i Kirurgjisë
1. Dr. Agim Hazrolli, urolog( Urologji)
2. Dr. Sylejman Nishori, otorinolaringolog ( ORL)
3. Dr.sc. Feim Mazreku, oftalmolog Ph.D.(Oftalmologji)
4. Shemsi Saramati, infermier (Kirurgji) 
5. Zeqir Bislimaj, infermier (Ortopedi)
Departamenti  Internës
1. Dr. Rafil Belallari, internist-gastroenterolog (Internë)
2. Dr. Genc Elshani, internist (Dializë) 
3. Dr. Aziz Hamza, neurolog  (Neurologji) 
4. Dr. Sevim Brina, pulmologe (Pulmologji)
5. Sirije Oreshka, infermiere (Psikiatri)
6. Mahir Krasniq, infermier ( Koronare)
7. Anita Salla, infermiere (Infektivë)
Departamenti për nëna dhe fëmijë
1. Dr. Miradije Tahiri, gjinekologe (Gjinekologji)
2. Dr. Hajrip Hajdini, pediatër (Pediatri)
3. Dr. Valbon Besimi, pediatër (Pediatri) 
4. Lumnije Berisha, infermiere (Gjinekologji)
5. Fitnete Bytyqi, infermiere ( Pediatri)
6. Xhemajli Ferati, punëtor (Gjinekologji)
Post mortum
1. Agim Berisha, zyrtar administrativ (Administratë) 
2. Edip Pajko, zyrtar i personelit (Administratë)

Mirënjohje për drejtorin e Spitalit Rajonal të Prizrenit

Prishtinë, 31 dhjetor 2014

Drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Mr. Sc. Dr. Curr Gjocaj, të mërkurën, ka shpërblyer me mirënjohje drejtorin e Spitalit Rajonal të Prizrenit, Dr. Afrim Avdaj, Mr. Sc.   
Mirnjohje dr Afrim Avdaj.png
Mirënjohja i është ndarë për punën dhe kontributin në ofrimin dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në SHSKUK-SP.

Dhurata për fëmijët e shtruar në spitalin e Prizrenit

Prizren, 31 dhjetor 2014

Për të katërtin vit me radhë, të mërkurën, kompania farmaceutike “Komot” në Spitalin Rajonal të Prizrenit ka shpërndarë dhurata për fëmijët e shtruar në repartin e pediatrisë.
Babdimri 2014.png
Për të katërtin vit me radhë, të mërkurën, kompania farmaceutike “Komot” në Spitalin Rajonal të Prizrenit ka shpërndarë dhurata për fëmijët e shtruar në repartin e pediatrisë.

Dhuratat janë shpërndarë nga babadimiri, ndërsa pronari i kompanisë, Fatmir Karabaxhaku, shpërndarjen e dhuratave e konsideron si një kujdes ndaj fëmijëve.
“Ndarja e dhuratave në prag të ndërrimit të moteve është një simbolikë për solidarizim me fëmijët e hospitalizuar në repartin e pediatrisë. Këto dhurata tregojnë kujdesin dhe përkushtimin tonë që duhet të kemi për fëmijët, sepse ata janë ardhmëria e vendit”, tha Karabaxhaku.
Vit i sukseseve dhe ndryshimeve pozitive 

Prizren, 30 dhjetor 2014

Këtë vit kemi të hospitalizuar 25 mijë pacientë, kemi realizuar 210 mijë vizita specialistike, kemi mbi 4 mijë lindje, kemi kryer më tepër se 500 mijë shërbime( dializë, ultrazëra, shërbime radiologjike, gastroskopi, shërbime llaboratorike etj.) dhe  janë kryer 5 mijë 600 operacione, ku vetëm në repartin Këtë vit kemi të hospitalizuar 25 mijë pacientë, kemi realizuar 210 mijë vizita specialistike, kemi mbi 4 mijë lindje, kemi kryer më tepër se 500 mijë shërbime( dializë, ultrazëra, shërbime radiologjike, gastroskopi, shërbime llaboratorike etj.) dhe  janë kryer 5 mijë 600 operacione, ku vetëm në repartin e kirurgjisë kemi realizuar mbi 200 operacione më tepër, që dëshmon se kemi rritur besueshmërinë e pacientëve ndaj spitalit tonë.

2014foto.JPG

Në ambientet e Spitalit Rajonal në Prizren, të martën,  menaxhmenti i spitalit ka organizuar një takim përmbyllës për vitin 2014. Në prani të punëtorëve të spitalit dhe mysafirëve të ftuar, në mesin e të cilëve edhe kryetari i Gjykatës, Ymer Hoxha, kryeprokurori rajonal, Metush Binaj, komandanti i Policisë Rajonale, Nexhmi Krasniqi, drejtori i Qendrës së Paraburgimit, Ilir Gutaj, kryetari i OVL të UÇK-së, Selim Krasniqi,  përfaqësues të KFOR-it turk, përfaqësuesi i Hidregjionit, Liman Gashi,  drejtori i KEK-ut në Prizren, Vebi Sofiu, drejtori i Pylltarisë, Ali Buxhala, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të medieve, drejtori i spitalit, Dr. Afrim Avdaj,  bërë një prezantim të shkurtër të punës gjatë vitit 2014. 
Drejtori ekzekutiv i Spitalit Rajonal , Dr. Afrim Avdaj, vitin 2014  ka vlerësuar si një nga vitet më të suksesshme, ndërsa atributet për këtë sukses i ka adresuar në stafin menaxherial, gjithë të punësuarit dhe bashkëpunimit me të gjitha institucionet komunale, qendrore dhe rajonale. 
“Po përmbyllim një vit të suksesshëm, vit të ndryshimit substancial të punës në Spitalin Rajonal në Prizren. Për këto ndryshime pacientët janë dëshmitarë se kanë marrë shërbime cilësore, është ngrit niveli i shërbimit, është ngrit shkalla e higjienës, respektimi i plotë i orarit të punës, si në kohë të rregullt ashtu edhe gjatë kujdestarisë, ka vazhduar bashkëpunimi me KFOR-in turk, KFOR-n gjerman, institucionet qendrore dhe komunale, janë ndërtuar ura komunikimi me Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, si dhe me spitale tjera në rajon dhe më gjerë, siç është spitali i Mesinës, Spitali i Stambollit, Universiteti i Yallovës dhe qendra tjera. 
Këtë vit kemi të hospitalizuar 25 mijë pacientë, kemi realizuar 210 mijë vizita specialistike, kemi mbi 4 mijë lindje, kemi kryer më tepër se 500 mijë shërbime( dializë, ultrazëra, shërbime radiologjike, gastroskopi, shërbime llaboratorike etj.) dhe mbi 5 mijë 600 operacione, ku vetëm në repartin e kirurgjisë kemi realizuar mbi 200 operacione më tepër, që dëshmon se kemi rritur besueshmërinë e pacientëve ndaj spitalit tonë. Gjithashtu kemi bërë investime në rregullimin e hapësirave brenda dhe jashtë spitalit, si dhe investime në edukimin e vazhdueshëm profesional të stafit, si atij të lartë po ashtu edhe atij të mesëm. 
Andaj, si drejtor i Spitalit Rajonal, shfrytëzoj rastin që për të gjitha sukseset dhe të arriturat në këtë periudhë meritat dhe falënderimet t’ia dedikoj stafit tim të ngushtë, Bordit Ekzekutiv, Bordit Profesional, kryeshefave të departamenteve dhe shefave të reparteve, kryeinfermierëve të departamenteve dhe shefave dhe kryeteknikëve/motrave kryesore të reparteve, të gjithë  punësuarve në spitalin Rajonal Rajonal dhe gjithë atyre që në forma të ndryshme kanë kontribuar në sukseset e arritura gjatë këtij viti”,-tha drejtori i Spitalit Rajonal të Prizrenit, Dr. Afrim Avdaj.
Për kontributin dhe bashkëpunimin me Spitalin Spitalin Rajonal të Prizrenit, drejtori ka falënderuar policinë rajonale, organet e drejtësisë, shërbimet publike, donatorët, shoqërinë civile, mediet dhe gjithë qytetarët e rajonit të Prizrenit dhe më gjerë.
Ndërsa në urimin për vitin 2015, drejtori Avdaj premton:
 “Të gjithë qytetarëve të rajonit të Prizrenit, por edhe më gjerë, ju premtoj se me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë, SHSKUK-së, institucionet komunale dhe organizmave tjerë do të ngrisim shkallën e përgjegjësisë së punëtorëve shëndetësorë dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore sa më cilësore. Do angazhohemi maksimalisht të pajisemi me aparaturë të nevojshme për diagnostifikim sa më cilësor, në veçanti një rezonancë magnetike dhe aparat të CT-së, që Spitali Rajonal  i  Prizrenit ta jetë spital konkurrent jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin.  

Urime dhe gëzuar 2015 !

Drejtori i Spitalit Rajonal Prizren
Dr. Afrim Avdaj, Mr.Sc.
Kirurg-Endoskopist


Falënderim dhe mirënjohje për menaxhmentin e spitalit

Prizren, 26 dhjetor 2014

Stafi i repartit të Internës, të premten, kanë organizuar një takim falënderimi për menaxhmetin e spitalit dhe shkuarjen në pension të shefit të repartit të Internës, dr. Baki Hajdari.

Interno.JPG

Drita Shatri, motër kryesore e repartit të internës, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për drejtorin e Spitalit Rajonal të Prizrenit, Dr. Afrim Avdaj. “Ju na premtuat se do të na rregulloni repartin, me qëllim të krijimit të kushteve për shërbim sa më të mirë ndaj pacientëve. Këtë premtim e realizuat dhe ne sot kemi kushte shumë më të mira për shërbim sa më të shpejtë e kualitativ, ndërsa për këtë meritoni respektin dhe përgëzimet e stafit të Internës”,- tha Drita Shatri.Ndërsa një falënderim ka shprehur edhe për ish shefin e Repartit të Internës, Dr. Baki Hajdari. “Pensionimi juaj na la të ndihemi si pa krahë, mirëpo në udhëheqjen e Dr. Ali Hotit ne të gjithë me vullnet e përkushtim po ecim rrugës që na mësuat ju dr. Baki”, pohoi motra kryesore e repartit të Internës.Me mirënjohje janë nderuar drejtori i spitalit, Dr. Afrim Avdaj, Drejtori i Infermierisë, Shyqri Hasani dhe ish shefi i repartit të Internës, Dr. Baki Hajdari. 

Qeveria e Luksemburgut do të vazhdojë përkrahjen në shëndetësi

Prizren, 16 dhjetor 2014

Një delegacion i Qeverisë së Luksemburgut, i udhëhequr nga z. Luca Brusati,  ka vizituar Spitalin Rajonal në Prizren, ku është pritur nga drejtori ekzekutiv, Dr. Afrim Avda, Mr. Sci. Në takim është biseduar për bashkëpunimin, investimet e kryera dhe ato që pritet të realizohen në të ardhmen.

Takim me perfaqesues te Q.Luksemburg.JPG

Qeveria e Luksemburgut është e interesuar të vazhdojë mbështetjen për  shëndetësisë në Kosovë.  Ne vlerësojmë punët e kryera deri më tani dhe jemi të interesuar të shohim se cilat janë kërkesat dhe komponentët më prioritarë që do të realizohen në kuadër të projekteve të parapara për realizim dhe zhvillim të shëndetësisë në Kosovë në përgjithësi, përfshirë edhe spitalin e Prizrenit”, - tha përfaqësuesi i Qeverisë së Luksemburgut, z. Luka Brusati, duke veçuar investimet për Sisitemin e Informimit Shëndetësor.

Drejtori ekzekutiv i Spitalit Rajonal të Prizrenit, Dr. Afrim Avdaj, ka vlerësuar shumë të rëndësishme investimet e Qeverisë së Luksemburgut dhe ka falënderuar për  punën dhe investimet e kryera që kanë mundësuar punë më të efektshme dhe përfitime të gjithë qytetarëve.
” Ne falënderojmë Qeverinë e Luksemburgut për të gjitha investimet e bëra në Kosovë dhe në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Me këto investime është mundësuar efektiviteti më i madh i punës, që pozitivisht ka ndikuar si te personeli i spitalit, po ashtu edhe te qytetarët e Prizrenit dhe më gjerë. Ne jemi të gatshëm dhe me përgjegjësi të plotë do të marrim të gjitha obligimet tona, në mënyrë   që investimet e Qeverisë së Luksemburgut të destinohen në vendin e duhur dhe të zbatohen në praktikë”, - pohoi drejtori ekzekutiv, Dr. Afrim Avdaj.
Të dy palët e kanë vlerësuar të suksesshëm bashkëpunimit e deritanishëm dhe gatishmërinë e forcimit edhe më të madh të bashkëpunimit të dyanshëm, me qëllim të zhvillimit të shëndetësisë dhe ofrimit të kushteve sa më të mira të punës për personelin shëndetësor dhe shërbimeve sa më cilësore dhe efikase për qytetarët.


Ligjërata për ngritje të cilësisë së shërbimeve shëndetësore
Prizren, 12 dhjetor  2014

Në kuadër të avancimit të punës profesionale, rritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore, dhe  aplikimit të metodave dhe të arriturave më të reja, sot në amfiteatrin e Spitalit Rajonal në Prizren është mbajtur seminari për infermierët e spitalit  

”Seminaret kanë për qëllim praktimin e njohurive më të reja të arritjeve në fushën mjekësore. Në secilin seminar trajtohen tematika të ndryshme të përgatitura nga infermierët e spitalit, të mbikëqyra nga Komisioni I EVP në spital dhe të akredituara nga Bordi për EVP në Ministrinë e Shëndetësisë”, - tha Agron Bytyqi, koordinator i Qendrës për Edukim të Vazhdueshëm Infermieror në spitalin e Prizrenit

Në seminarin e sotëm janë trajtuar temat: Nexhmije Muqaj ka ligjëruar në temën: ”Edukimi shëndetësor te pacientët me TBC”; Bexhet Skeraj në temën: ”Kujdesi infermieror te pacientët me epilepsi”; Suzana Çejku në temën: ”Edukimi i pacientit”, kurse Shemsi Saramati në temën: ” Kujdesi infermieror te plagët postoperative”.

Ligjërata për ngritje të cilësisë së shërbimeve shëndetësore
Prizren, 21 nëntor 2014
Në kuadër të avancimit të punës profesionale dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore, sot në amfiteatrin e Spitalit Rajonal në Prizren janë mbajtur dy ligjërata.  
Punetoria,21.11.2014.BMP
Dr. Shpresa Elshani ka mbajtur ligjëratën ”Anemi te pamjaftueshmëria kronike e veshkave”, ndërsa Dr. Selman Shehu ”Komunikimi i punëtorëve shëndetësor me pacientë”.
Takimi është organizuar në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, ndërsa të  pranishëm ishin edhe drejtori ekzekutiv, Dr. Afrim Avdaj, drejtoresha mjekësore. Dr. Lumnije Hoxha dhe koordinatori i cilësisë, Dr. Mehmedali Skeraj

Mbledhja e Bordit Profesional
Prizren, 20 nëntor 2014
1.Bordi Profesional, 20.11.2014.BMP

2. Bordi profesional,20.11.2014.BMP
Takim me shefat të Departamentit të Kirurgjisë
Prizren, 17 nëntor 2014
20141117_132123.jpg
Takim i kryeshefit të Departamentit të Kirurgjisë, Dr. Bali Gashi,  me sheaf të reparteve: Dr. Selman Muqaj (urologji), Dr. Xheladin Kryeziu (ortopedi), Dr. Bajram Duraj (kirurgji), Dr. Bedredin Mazreku ( ORL), Dr. Isak Jurik ( oftalmologji) 

Aktivitete për Ditën e Botërore të Diabetit

Prizren, 14 nëntor 2014

Në kuadër të shënimit të “Ditës Botërore kundër Diabetit”, një ekip i Spitalit Rajonal të Prizrenit, i përbërë nga tre mjekë, dy infermiere dhe një laborant, së bashku me një ekipit të KFO-it Turk dhe Qendrës së Mjekësisë Familjare, të premten, në sheshin “Shatërvan” kanë realizuar vizita  dhe kanë bërë analiza të shumta për matjen e sheqerit në gjak për të gjithë qytetarët.
IMG_0122.JPG
Dr. Lumije Hoxha, drejtoreshë mjekësore, vlerësoi shumë të rëndësishme aktivitetet që po zhvillohen në ‘Ditën Botërore të Diabetit.”Spitali Rajonal në vazhdimësi është duke përkrahur të gjitha aktivitetet që kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës. Sot ne kemi angazhuar një ekip, i cili do të ofrojë falas shërbimet mjekësore, do të bëjë matjen e peshës dhe të gjatësisë trupore dhe analizat e sheqerit në gjak. Kjo do të mundëson që të zbulohen rastet eventuale me predispozita për diabet dhe marrjen e masave adekuate për parandalimin e diabetit, që viteve të fundit po shënon rritje në popullatë”,- tha dr. Hoxhaj.
Spitalit Rajonal i Prizrenit është i përkushtuar të përkrah të gjitha aktivitete që janë në mbrojtje të popullatës.  

Bashkarisht kundër sëmundjeve malinje

Prizren, 12 nëntor 2014

Drejtori i Spitalit Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Dr. Afrim Avdaj, ka pritur në takim  një delegacion të përbërë nga përfaqësues të Fondit për Popullsi i Kombeve të  Bashkuara, Shoqata Evropiane për Kancer Cervical dhe Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës, ku është biseduar për vlerësimin e  situatës së sëmundjeve malinje.

Gjinekologji.jpg
Drejtori gjeneral i Shoqatës Evropiane për Kancer Cervical, Dr. Philip Davies,  ka folur për angazhimet që po bëhen për parandalimin e sëmundjeve malinje. ”Ne jemi duke u angazhuar që të realizojmë projekte që kanë për qëllim parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve malinje, me theks të veçant kancerit të gjirit, qafës së mitrës dhe prostatës. Jemi këtu për të parë se cilat janë mundësitë dhe cilat hapa duhet të ndërmarrim për të mbështetur me veprimet konkrete shëndetësinë kosovare për zbulimin e hershëm dhe parandalimin e sëmundjeve malinje”,- theksoi z. Davies. 
Drejtori ekzekutiv, Dr. Afrim Avdaj, ka shprehur gatishmërinë e plotë të bashkëpunimit  dhe shfrytëzimin e gjithë kuadrit kadrovik e infrastrukturor për realizim të projekteve që kanë të bëjnë me sëmundjet malinje.
Delegacion ka vizituar edhe repartin e gjinekologjisë, ku nga afër është njoftuar me gjendjen aktuale, punën dhe shërbimet që ofrohen në këtë repart. 

Përkushtim për kujdes sa më cilësor ndaj fëmijëve
Prizren, 12 nëntor 2014
Drejtori i Spitalit Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Dr. Afrim Avdaj, ka pritur në takim një delagacion të përbërë nga përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, të udhëhequr nga znj. Marzia Lazerini, konsultante e OBSH-së, ku është biseduar për vlerësimin e  cilësisë së shërbime spitalore pediatrike.
Pediatri.jpg
Drejtori ekzekutiv, Dr. Afrim Avdaj, ka njoftuar për punën, aktivitete dhe hapat konkretë që po ndërmirren në krijimin e kushteve dhe në ofrimin e  shërbimeve sa më cilësore në spitalin rajonal në përgjithësi, në repartin pediatrisë në veçanti. ”Me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore,  ne kemi formuar edhe Kolegjiumet Profesionale  për përgatitjen e udhëzime plotësuese profesionale. Nga këto udhëzime do të krijohen kriteret  në bazë të cilave do të punojnë mjekët e pediatrisë”,- tha drejtori Avdaj, duke shprehur gatishmëri të plotë të bashkëpunimit dhe marrjen e hapave të rëndësishëm  të ofrimit të kushteve dhe kujdesit sa më cilësor ndaj fëmijëve”, - tha drejtorit Avdaj.      
Marzia Lazerini, konsultante e Organizatës Botërore të Shëndetësi, ka folur për angazhimin e kësaj organizatë në ofrimin e përkrahjes së shëndetësisë së Kosovës. “Ne jemi duke realizuar vizita, biseda dhe konsullta me profesionistë këtu në Kosovë, për të pasur një pasqyrë me të dhëna konkrete për sëmundjet e fëmijëve, sidomos diarresë dhe sëmundjeve të mushkërive. Kjo do të na ndihmonte që të kemi një platformë të veprimit për të parandaluar sëmundjet e fëmijëve”, - theksoi z. Lazerini.
Delegacion ka vizituar edhe repartin e pediatrisë, ku nga afër është njoftuar me gjendjen aktuale, punën dhe shërbimet që ofrohen në këtë repart .

Donacionet afrojmë popujt në mes veti
Prizren, 8 nëntor 2014

Drejtori ekzekutiv i Spitalit Rajonal, Dr. Afrim Avdaj, Mr.Sc., PhD kandidat, me stafin menaxherial, të shtunën ka pritur në takim sekretaren e Ambasadës së Japonisë në Vienë dhe shefe e Zyrës Ndërlidhësë për Kosovë, znj. Saori Mizuno.
Dorzimi i Autoveturave Donacioni Japonez 08.11.2014.jpg

Në takim është biseduar për bashkëpunimin e dyanshëm dhe përkrahjet që Qeveria e Japonisë në vazhdimësi jep për Kosovën.

”Ne si staf menaxherial, gjithë të punësuarit, por edhe gjithë qytetarët jemi mirënjoihës për popullin japonez, jo vetëm për ndihmat dhe donacionet e vazhdueshme, por edhe për faktin se Japonia është ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka prekur ndjenjat e të gjithë qytetarëve të Kosovës”,-tha drejtori  Avdaj. Ai ka falënderuar popullin japonez edhe për donacionin, dhurimin e dy auto-ambulancave, që nga sot edhe zyrtarisht janë në funksion të spitalit rajonal të Prizrenit dhe që do të shërbejnë për transportin e të sëmurëve.

Shefja e Zyrës Ndërlidhësë për Kosovë, znj. Saori Mizuno, ka shprehur kënaqësinë që gjendet për vizitë në Kosovë, duke premtuar angazhimin dhe përkrahjen e Qeverisë së Japonisë dhe popullit japonez për Kosovën. “Ne jemi një shtet shumë i largët nga Kosova, kurse përmes përkrahjes, si ky donacion, do të ndikojmë që të afrojmë popujt tanë dhe t’i bëjmë më të afërt me njëri-tjetrin”, - theksoi znj. Mizuno, duke shprehur kënaqësinë që autoambulancat do të jenë në shërbim të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Prizrenit, por gjithë Kosovës.  


Takim me ekipin e punëtorëve të Spitalit Bajram Curri

Prizren, 7 nëntor 2014

Takimi me punonjes te spitalit bajram curri.jpg


Takim me përfaqëues të FSSHK-së 

Prizren, 6 nëntor 2014

Drejtori ekzekutiv i Spitalit Rajonal, Dr. Afrim Avdaj, Mr.Sc., PhD kandidat, të enjten ka takuar drejtues të Federatës së Pavarur të Shëndetësisë së Kosovës, në përbërje të cilit ishin Dr. Selman Muqaj, Blerim Delija, Nora Murataj, Albulena Seferqaj dhe Yllka Krasniqi. Në takim u diskutua për përgatitjet e implementimit të skemës së sigurimeve shëndetësore

Foto, Takim me sindikaliste.bmp

“Jemi të gatshëm që së bashkë me stafin tim të implementojmë të gjitha sygjerimet që parashihen nga SHSKUK dhe Ministria e Shëndetësisë që kanë të bëjnë me sigurimet shëndetësore”, - tha drejtori Avdaj.

Edhe drejtues të FSSHK kanë shprehur gatishmërinë edhe përkushtimin për implementimin e skemës së sigurimeve shëndetësore. 

Drejtori Avdaj uron rektorin Vataj 

Prizren, 5 nëntor 2014

Dr. Afrim Avdaj, drejtor ekzekutiv i Spitalit Rajonal të Prizrenit ”Prim. Dr. Daut Mustafa”, të mërkurën, ka vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Ai është takuar me rektorin Prof. Dr. Ramë Vataj, të cilën e ka uruar për detyrën, duke i dëshiruar suksese në punë dhe gatishmëri të bashkëpunimit të dy anshëm. ”Universiteti i Prizrenit ka fituar një rektor me vlera të larta dhe përgatitje adekuate për të zhvilluar këtë universitet. Ne si Spital Rajonal do të jemi të gatshëm të realizojmë projekte që janë në të mirë të gjithë qytetarëve”, - tha drejtori Avdaj.

Vizite ne U.Prizrenit, 05.11.2014.jpg  

Ndërkaq, rektori i Universitetit ”Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr Ramë Vataj, e falënderoi drejtorin Avdaj për vizitën dhe urimet, duke shprehur gatishmërinë e plotë të bashkëpunim të ngushtë për të realizuar pjesë të vizionit të tij për këtë universitet dhe hapat konkretë për mundësitë e hapjes së një drejtimi në Logopedi dhe Infermieri. ”Nëse vlerësohet se do të kemi kapacitete dhe kuadro, atëherë ne do të hapim një drejtim në këto lëmi, që mendojmë se do të kontribuojnë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore sa më kualitative në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe në institucionet tjera shëndetësore”, - theksoi rektori Vataj. 

Drejtori Avdaj e siguroi Rektorin Vataj se do të ketë mbështetjen e menaxhmentit të Spitalit Regjional dhe të gjitha kapacitetet e këtij spitali do të jenë në funksion të realizimet kësaj nisme dhe çfarëdo nisme ku ata do të mund të japin kontribut.

Përurohet Emergjenca Pediatrike

Prizren, 4 nëntor 2014

04.11.2014.jpg

Drejtori  ekzekutiv i i Spitalit Rajonal “ Prim. Dr. Daut Mustafa” , Dr. Afrim Avdaj, Mr. Sc. PhD kandidat, së bashku me stafin e sptalit ka përuruar Emergjencën e Repartit të  Pedriatisë. 

” Përurimi i Emergjencës  Pediatrike do të jetë shërbim dhe u dedikohet të gjithë fëmijëve të regjionit të Prizrenit, por edhe më gjerë, të cilët do të marrin shërbime në cdo kohë nga stafi i Pediatrisë në Spitalin Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafan”,

- tha dretori ekzekutiv, Dr. Afrim Avdaj

- 04.11.20014.jpg

Përurimi i Emergjencës Pedriatike të  në Spitalin Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafan”, është edhe një e arritur,  me qëllim të krijimit të kushteve dhe shërbimeve sa më të lehta dhe sa më cilësore për të gjithë.  


Takim Pune me Minstrin e Shëndetësis

Ministri SH.jpg


Amabasadori i Japonis, DONACION 2 Autoambulanca dhuruar nga Qeveria Japonis S.R.Pz

japonia 1.JPG

Qaste nga nëshkrimi i donacionit

japonia 2.JPG

Vizite e Delegacinoi nga Mal'ta në Spitalin R.Pz.

Delegacioni nga Malta.JPG



Lajme


Sot me daten 12.02.2014 Filloi punen drejtori i ri ne Spitalin Rajonal te Prizrenit
Dr. AFRIM AVDAJ
Mr.Sc.PhD Kandidat:
Kirurg-Endoskopist
Takim Me kolege.jpg
Pranim-Dorzimi i Drejtoris
Pranim Dorzimi zyrtare.jpg
Takime me Stafet e Reparteve
Takim Njoftues Reparti Gjinekologji.JPG


Takime te rregullta me Kforin Turke
0123012.JPG


Publikime


 TitulliKategoriaShtuar me
Spitali Rajonal i Prizrenit Raport Pune 20097/27/2010
Spitali i Prizrenit Raporti janar nentor 201112/22/2011