Prizren, 1 janar
Në orën 00:05, në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, një nënë nga Prizreni ka sjellë në jetë foshnjën e parë mashkull të këtij viti.
I porsalinduri gëzon shëndet të plotë dhe ka peshë 3460 gramë.
Drejtoria e spitalit ka vizituar nënën dhe e ka uruar për lindjen e foshnjes së parë, duke i dhuruar një buqetë me lule të freskëta.
Po ashtu, drejtoria ka vizituar dhe ka falënderuar të gjitha ekipet kujdestare, të cilat edhe gjatë ditëve dhe netëve festive vazhdojnë me përkushtim dhe profesionalizëm kryerjen e detyrave të punës në ofrimin e shërbimeve dhe kujdesit shëndetësor për pacientët.

Lexo Komentet