Data: 02-12-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Ndahet nga jeta Dr. Vlora Ukimeri, neonatologe

 

Prizren, 21 korrik 2024

Sot, 21 korrik 204, në moshën 51 vjeçare, është ndarë nga jeta Dr. Vlora Ukimeri, mjeke specialiste neonatologe në Spitalin e Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa”në Prizren.

 

Dr. Vlora Ukimeri, pas kryerjes së specializimit në fushën e neonatologjisë, punësohet në Repartin e Neonatologjisë në Spitalin e Përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ku punoi deri në momentet e fundit të jetës.

Dr. Vlora ishte e afërt, e dashur, e përkushtuar në punë, pa përtesë, me ndershmëri dhe me përgjegjësi kreu detyrat dhe obligimet e punës, duke qenë në shërbim të pacientëve, në veçanti foshnjave të porsalindura, sepse me kohë e kishte kuptuar se të jesh në shërbim të popullit tënd dhe gjithë atyre që kanë nevojē për ndihmë dhe shërbime shëndetësore është detyrë profesionale dhe humane.

 

Menaxhmenti dhe gjithë punonjësit e spitalit shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë e dr. Vlora Ukimerit.

 

Kujtimi për punën, kontributin dhe shembëlltyrën e Dr. Vlora Ukimerit do të jetë i përhershëm!

 

Spitali i Përgjithshëm

“Prim. Dr. Daut Mustafa”

Prizren

Lexo Komentet

Comments are closed.