Data: 14-12-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Mbahet takimi i Komitetit Drejtues të projektit KSV/017

Prishtinë, 31 janar 2023

Dr. Hasan Arzoallxhiu, Zv/Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm “Prim Dr. Daut Mustafa” në Prizren, të mërkurën, ka marrë pjesë në takimin e 7-të të Komitetit Drejtues të projektit “ Programi për Mbështetjen e Shëndetësisë në Kosovë-Faza II, KSV/017, financuar nga Qeveria e republikës së Kosovës dhe Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut, zbatuar nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës dhe Lux-Develpoment.

Për projektin kanë fulur Dr. Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Mr. Eric Dietz, i ngarkuar me detyrë a.i i Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut, dr. Afërdita Ademi Osmani, këshilltare kryesore teknike/KSV/017, ndërsa me prezantime për mbështetjen nga LuxDeva: Dr. Naim Bardiqi, MSH, Dr. Albana Osmani, Divizioni i Kujdesit Parësor të MSH-së, Dr. Hasan Arzoallxhiu, Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, Dr. Arsim Emini, Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit dhe Dr. Pleurat Sejdiu, Oda e Mjekëve të Kosovës.   

Dr. Hasan Arzoallxhiu, Zv/Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm “Prim Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ka prezantuar punën, sfidat dhe të arriturat gjatë vitit 2022, si dhe planifikimet për vitin 2023, ndërsa në veçanti ka folur për përkrahjen e Qeverisë së Luksemburgut/LuxDev/ në fusha të ndryshme, si: Hartimin e veglave të punës, infrastrukturë, pajisije, trajnime, si dhe standardizimin e proceseve të punës si parakushte për akreditim ndërkombëtar.

Lexo Komentet

Comments are closed.