Data: 29-03-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Viti 2022 përmbyllet me të arritura, shpërblehen tri repartet më të mira, ndahen mirënjohje për të pensionuarit dhe personalitete të njohura

Prizren, 23 dhjetor 2022

Me mbështetje të Projektit KSV/017, përkatësisht Qeverisë së Luksemburgut – LuxDev, është mbajtur takimi përmbyllës për vitin 2022.

Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, ka prezantuar punën, të arriturat, sukseset, por edhe sfidat gjatë vitit 2022, si dhe planifikimet për vitin 2023.

Dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtor mjekësor, ka folur për gjendjen momentale, ndryshimet, bashkëpunimin dhe planifikimin për shërbime të reja që planifikohen për vitin 2023.

Znj. Emilia Rexhepi, zëvendëskryeministre e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka premtuar përkrahjen e Qeverisë për spitalin e Prizrenit.

Dr. Afërdita Osmani Ademi, udhëheqëse e Projektit KSV/017 ka folur për të arriturat në spitalin e Prizrenit përmes aktiviteteve të të projektit, përkatësisht Planit Zhcillimor 2022-2026, duke u zotuar se spitali i Prizrenit do të vazhdon të ketë përkrahje nga Qeveria e Luksemburgut në rrugëtimin e akreditimit ndërkombëtar.

LuxDev këtë vit, për herë të parë, ka shpërblyer tri repartet më të mira: Repartin e Neonatologjisë, repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës dhe repartin e Hemodializës.

Menaxhmenti i spitalit me mirënjohje pas pensionimit ka shpërblyer punëtorët e pensionuar:

  1. Bersim Dzaferi, teknik i laboratorit
  2. Özcan Hapçi, teknike e farmacisë
  3. Latif Shabani, infermier
  4. Ferdonije Gorani, punëtore
  5. Xheladin Kryeziu, ortoped
  6. Mirjeta Morina, nefrologe
  7. Selman Kastrati, punëtor
  8. Zikriya Şinik, teknik i RTG-së
  9. Bashkim Bukoshi, punëtor
  10. Selman Shehu, psikiatër

Me mirënjohje për Kontributin e dhënë  në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, zhvillimin dhe afërmimin e spitalit të Prizrenit janë shpërblyer:

  1. Hatim Baxhaku, kirurg
  2. Baki Hajdari, internist-gastroenterolog
  3. Selman Muçaj, urolog
  4. Bedredin Mazreku, otorinolaringolog
  5. Rafet Abazi, anesteziolog
  6. Lumnije Hoxha, oftalmologe
  7. Jëlldëze Gorani, gjinekologe
  8. Ymran Celina, pediatre
  9. Mensur Huseini, specialist i transfuzionit
  10. Güner Buş, gjinekolog
  11. Salajdin Krasniqi, infermier
  12. Xhezair Krasniqi, anestezist

Në emër të shpërblyerëve ka përshëndetur, Dr. Selman Muqaj, i cili ka falënderuar menaxhmentin e spitalit për ndarjen e mirënjohjeve dhe kujdesin e treguar ndaj personelit shëndetësor për kontributin e dhënë ndër vite .

Takimi është përmbyllur me një koktel rasti, i mbështetur nga LuxDev.

Lexo Komentet

Comments are closed.