Data: 02-12-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Policia e Kosovës gëzon fëmijët në pediatrisë

Prizren,  23 Dhjetor 2023

Policia e Kosovës, të premten, ka shpërndarë dhurata për fëmijët që janë duke u trajtuar në repartin e pediatrisë në spitalin e përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Zëvendëskomandanti i Stacionit Policor të Prizrenit, kapinten Nexhdet Mrasori,  dhe zyrtarë policorë nga sektori i komuniteteve: rreshter Fazli Dakaj, Asllan Smajli dhe Azemine Kyqi Halimi të shoqëruar nga drejtori mjekësor, Dr. Hasan Arzoallxhiu, shefi i repartit të pediatrisë, Dr. Samidin Xhabali dhe kryeinfermierja e repartit të pediatrisë Fidan Paqarizi, kanë bërë ndarjen e dhuratave veç e veç për fëmijët që janë duke u trajtuar në repartin e pediatrisë, duke i uruar për shëndet dhe dalje sa më të shpejtë nga spitali dhe festimin e festave të fundvitit në gjirin familjarë.

Lexo Komentet

Comments are closed.