Data: 29-11-2022 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Vizitë e zëvendësministrit të Shëndetësisë, Dr. Arsim Berisha


Prizren, 18 nëntor 2022
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Dr. Arsim Berisha, i shoqëruar nga Dr. Arsim Hoxha, asistent, të premten, ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren.  Ai është pritur nga drejtoresha ekzekutive, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj dhe anëtarët e Këshillit Drejtues: Dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtor mjekësor, Bsc. Fevzi Xhemali, drejtor i Infermierisë dhe Msc. Osman Hajdari, drejtor i Administratës dhe Shërbimeve tëPërbashkëta.

Drejtoresha ekzekutive, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj,  zëvëndësministrin e ka njoftuar për gjendjen aktuale në spital,  punët, shërbimet dhe të arriturat në spital, si dhe projektet që janë në realizim dhe ato që planifikohen për të ardhmen. Ajo ka kërkuar përkrahjen e ministrisë për mbështje të projekteve dhe sigurimin e aparaturës mjekësore, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira dhe ngritje të cilësisë së shërbimeve për pacientë.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Dr. Arsim Berisha, ka vlerësuar punën që është duke u bërë në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren dhe ka premtuar përkushtimin dhe angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të përkrahur projektet dhe investimet në infrastrukturë dhe aparaturë mjekësore, me qëllim të avancimit të shërbimeve shëndetësore dhe që pacientët të kenë kushte dhe shërbime më të mira për trajtimet shëndetësore.

Lexo Komentet

Comments are closed.