Data: 05-11-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

U.D. Drejtoresha e përgjithshme e SHSKUK-së, Dr. Pranvera Zejnullahu Raçi, vizitoi Spitalin e Përgjithshëm ” Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren

Prizren, 10 tetor 2022

Në kuadër të vizitave nëpër klinika të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, u.d. drejtoresha e përgjithshme e SHSKUK-së, Dr. Pranvera Zejnullahu Raçi, të hënën, ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm” Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ku është pritur nga drejtoresha ekzekutive, Dr, Narqize Arënliu Hoxhaj, dhe stafi menaxherial i spitalit.  

Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, ka prezantuar punën dhe shërbimet që ofrohen në kuadër të spitalit, sukeset dhe të arriturat, por edhe vështirësitë dhe kërkesat më të domosdoshme, duke veçuar funksionalizimin e Laboratorin për kateterizim-Kardiologjisë Invazive, Sigurimin e Rezonancës Magnetike, Objektit për nëna dhe fëmijë dhe ashensorët.

Dr. Pranvera Zejnullahu Raçi, ka falëndëruar drejtoreshën, stafin menaxherial dhe gjithë punonjësit e Spitalit të Përgjithshëm” Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren për punën, angazhimet dhe rezultatet e arritura, duke shprehur gatishmërinë dhe përkushtim për të përkrahur projektet dhe investimet për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarin.

”Unë ju falënderoj për punën që jeni duke bërë. Do të angazhohem dhe do të jem e përkushtuar, që sipas mundësive buxhetore dhe infrastrukturës ligjore, të përkrah të gjitha investimet si në infrastrukturë, pajisje dhe burime njerëzore, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira shëndetësore, ngritjen e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve, si dhe besueshmërinë e qytetarëve që kërkojnë dhe marrin shërbimet shëndetësore në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme”, – tha  u.d. drejtotoresha e përgjithshme e SHSKUK-së.

Ajo  kërkoj angazhim maksimal për ta funksionalizuar sa më shpejtë  Laboratorin për kateteterizim-Kardiologjisë Invazive, sepse kjo do të jenë një e arritur e madhe për forcimin e spitaleve dhe që qytetari shërbimet shëndetësore t’i ketë sa më afër.

U.d. drejtoresha më pas ka vizituar hapësirat e Laboratorit për kateterizim-Kardiologjisë Invazive dhe disa njësi të Spitalit.

Lexo Komentet

Comments are closed.