Prizren, 28 qershor 2022
Dr. Narqize Arënliu-Hoxhaj, drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm të premten ka pritur në takim Znj. Veronique Meyers, drejtoreshë e resurseve humane nga Luksemburgu dhe dr. Afërdita Ademi Osmani, udhëheqëse e Propjektit KSV/017-LuksDev.
Në takim është biseduar për vazhdimin e aktiviteteve të Projektit LuxDev dhe thellimin e bashkëpunimit me qëllim të përkrahjes dhe avancimit të cilësisë dhe shërbimeve shëndetësore për pacient.
Më pas është bërë vizitë në repartin e kirurgjisë, ku janë njohur me punën, procedurat dhe zbatimin e dokumenteve dhe veglave të punës të hartuara në kuadër të projektit LuxDev.
Lexo Komentet