Data: 14-12-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

‘’Rotary Prizren Macadam’’ dhuron një inkubator mobil

Në kuadër të projektit “Bashkohu edhe ti” Rotary Prizren Macadam,  të mërkurën, Spitalit të  Përgjithshëm” Prim.Dr. Daut Mustafa’ në Prizren i ka dhuruar një inkubator mobil, i cili do të jetë një ndihmesë e madhe për nevoja të repartit të Neonatologjisë dhe Pediatrisë. 

Kryetari i “Rotary Prizren Madacam”, Veton Çipa, ka shprehur kënaqësinë që sot spitalit po i dhurohet një incubator mobil për nevoja të Neonatologjisë dhe pediatrisë. “Sot është një ditë e e veçantë për të gjithë ne, sepse po spitalit të prizrenit po i dhurojmë këtë inkubator mobil me mjetet e tubuara nga “Rotary Madacam”, ndërsa aktivitetet tona për të ndihmuar nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen”, tha Veton Çipa, kryetari i Rotary Prizren Madacam, cili nesër përfundon mandatin e kryetarit dhe këtë detyrë i dërëzon znj. Edona Turtulla. 

Drejtori i spitalit, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj, pasi ka falënderuar anëtarët e “Rotary Prizren Madacam” dhe kryetarin e komunës, z. Mytaher Haskuku, i cili me stafin e komunës ka marrë pjesë në këtë aktivitet, ka vlerësuar bashkëpunimin me të gjithë dhe donacionet e ofruara për spitalin. “Së pari dua të falënderoj për bashkëpunimin që kemi me komunën, shoqata dhe donatorë të ndryshëm, ndërsa ky donacion është edhe një dhuratë në mesin e shumë dhuratave që pranon spitali ynë. Ne jemi të përkushtuar që të bëjmë më të mirën e mundshme për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për gjithë qytetarët, duke veçuar edhe dy projektet kapitale që janë në realizim e sipër: Spitali për nëna dhe Fëmijë dhe Kardiologjia invasive. Më lëjoni që me ju të ndaj edhe lajmin e mirë se jemi në ditën e gjashtë që nuk kemi asnjë të hospitalizuar me COVID-19, ndërsa kur jemi te Pandemia dua të falënderoj të gjithë ata që na kanë mbështetur në forma të ndryshme dhe në veçanti mediat për raportimet e tyre”, – theksoi drejtori Avdaj. 

Edhe kryetari i komunës, Prof. Dr. Mytaher Haskuka, ka përshëndetur dhurimin e këtij donacioni, duke shprehur interesimin dhe gatishmërinë për të përkrahur aktivitetet që kanë për qëllim ndihmën për instuitucionet shëndetësore dhe qytetarët. “Jam i kënaqur që sot jam këtu për të dëshmuar se Komuna e Prizrenit dhe Spitali Rajonal kemi pasur një bashkëpunim të mire, kurse gëzimi më i madh është fakti se sot jemi në ditën e gjashtë kur në spital spital dhe Prizren nuk e ka asnjë rast me Covid 19. Trendi i rënies së COVID-19 na gëzon, sepse kemi kaluar nëpër një situatë të rëndë në pandemi, kurse dua të falënderoj gjithë personelin e spitalit, mjjekë, infermier dhe punëtorë teknikë, që ishit në krye të detyrës”, – pohoi kryetari Haskuka.  

Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren po dëshmon sigurt rrugëtimin drejt sukseseve. Ky rrugëtim dhe sukseset e arritura janë impute te donatorët që në vazhdimësi ofrojnë ndihma dhe donacione të ndryshme. 

Lexo Komentet

Comments are closed.